Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Pjesa 6.

Po dridhej. As vete nuk donte ta pranonte qe dritherimat i kishin perqafuar fort cdo qelize te trupit te saj. Qendroi nje copez here ashtu para deres dhe me pas e hapi per te hyre brenda.

Menjehere, sapo hyri ne kuzhine , u has me te emen e cila bente varavingo neper gjithe dhomen duke perplasur duart e shpesh here duke kapur koken me dore. Vuri re nje te nxire ne syrin e saj e ndjeu syte t'i mbusheshin me lot. La pas cdo ndjenje tjeter dhe, u turr drejt saj duke qare me ngasherim pasi e kishte perqafuar.

-Nene! Si je? Ka vene perseri dore mbi ty ai kafsha?

-Lerme mua moj korbecke, trupi im eshte argasur me keto shenja dhe, e di qe keshtu do te jete deri ne momentin qe do te mbyll syte, po ti nga ishte tere naten e nates?! S'kam vene gjume ne sy, kam numeruar sekondat e minutat me shpresen se do te ktheheshe. Nga ishe mbreme? Nga?,- zeri i saj tregonte shume. Tregonte dhimbjen e perjetuar nje nate me pare, kur bashkeshorti perseri kishte erdhur naten vone, i bere xurxull e ia kishte nxjerre asaj nervat e vajzes e qe ajo nuk ishte kthyer. Nuk ishte mjaftuar duke e goditur me shkelma neper gjithe pjeset e trupit, por kishte finalizuar ate akt te tmerrshem e vulgar duke e goditur me grusht ne fytyre. A goditet nje femer me grusht?! A dhunohet aq makaberisht nje qenie njerezore, nje femer e per me teper nena e femijeve te tu , bashkeshortja jote? Ai e kishte bere. E kishte gjakosur, nxire e maviosur ate dhe shpirtin e saj. Bota e saj i kishte humbur ngjyrat.
Ajo nuk ishte me nje femer, nje nene a bashkeshorte. Ajo ishte nje loder, nje objekt ne duart e nje te alkoolizuari.

-Une...Une...,- nuk ia nxinte goja te fliste. E cfare te thoshte?! Se babai i saj kishte dashur te abuzonte seksualisht me te?!

-Mos ke marre rruge te keqe moj qyqe? E ajo na duhet ne.

-Jo nene, c'thua keshtu? Nuk me njeh? Thjesht jam merzitur, jam merzitur nga cdo gje, jam merzitur nga zhurma e llahtari qe me shohin syte cdo dite. Kisha nevoje per pakez qetesi,por te betohem qe nuk kam bere asgje te keqe.- foli dhe e genjeu, ose me sakte nuk i tregoi cfare kishte ndodhur mes saj dhe babait te saj. I vinte turp, frike dhe nuk deshironte te hapte dhe njehere ato plage te shpirtit te saj. Sa me shume qe i kujtonte, aq me shume deshironte te zhdukej nga faqja e dheut.

E ema nuk e pyeti me. E kuptonte te bijen dhe i dha nje perqafim te sinqerte e nene e bije shperthyen ne lot, ne ca lot te nxehte qe shprehnin dhimbjen e tyre shpirterore, agonine zhvatese te shpirtit.

***

Ishte ulur ne parmakun e dritares se dhomes se saj e po shikonte piklat e shiut te trokisnin mbi dritaren e dhomes. Dukej sikur ato e ftonin te dilte jashte, te behej njesh me to e te humbiste,te shkonte larg vuajtjeve te saj. Bisedonte me shiun, e ndihej me mire. Dukej sikur vetem ai e kuptonte e i jepte force, vetem ne te perhumbej e linte pas problemet e saj per nje copez here.

Papritur degjoi kercitjen qe shkaktoi hapja e deres. E dinte fare mire se ishte babai. E dinte fare mire se cfare do te ndodhte. Cdo nate per te ishte monotone dhe e peshtire.

Nuk doli nga dhoma, pasi nuk e perballonte dot perplasjen e vezhgimit me fytyren e tij.

-Ku eshte ajo kucka?"- papritur degjoi te bertituren e tij t'i hapte nje hapesire, nje vrime te madhe ne zemer, ne thellesi te shpirtit te saj. Kishte frike.

-Fol se do me mbetesh ne dore."- degjoi perseri zerin e tij qe aq shume e urrente. Doli menjehere nga dhoma dhe perseri u gjend perballe asaj skene mortore per te, ku shikonte nenen e saj te dhunohej ne nje menyre harbute nga babai i saj. I shkoi prane dhe e perqafoi teksa qendronte e mbledhur e kruspull ne dyshemene e ftohte e me lageshtire.

-Mjaft! Kafshe! Perse ia ben asaj kete? Perse?

- Se s'po te gjeja ty. Hajde ketu,bushter. Nga zarbavite mbreme tere naten? Ke shtepi ti?

-Vertet kaq shume te intereson ndershmeria ime? Nje baba qe provon te cenoje ndershmerine e se bijes,interesohet per ndershmerine e saj?! E cuditshme!- e ema kishte mbetur si e shushatur nga fjalet e saj dhe nuk po kuptonte asgje, kurse ai shtrengonte dhembet per te tregouar se durimi po i sosej.

E kapi mbrapa kokes duke gershetuar nje shtullunge flokesh me gishtat e tij, e rrotulloi per flokesh dhe po e terhiqte zvarre neper gjithe dhomen,nderkohe qe ajo po perpiqej te duronte dhimbjen e te mos bertiste. E ema ishte ngritur e po perpiqej tia hiqte nga dora te bijen,por ishte e pamundur. Ai e shtyu fort duke bere qe koka e saj te perplasej mbi tavolinen e drunjte e te humbiste ndjenjat.

-Nene!- doli nje e bertitur rrengjethese nga buzet e saj. Dhimbja e flokeve nuk ishte asgje para kesaj dhimbjeje shpirterore qe ndieu per te emen. I dhimbte shpirti ta shikonte ne ate gjendje.

-Me lesho, kafshe!- bertiti perseri, kurse ai injoronte te bertiturat e saj dhe e nxorri jashte per flokesh. E perplasi rendshem me kalldremin e rruges duke i shkaktuar gjakosje neper berrylat e nje tufe flokesh kishte mbetur ne duart e tij.

-Te me shporresh nga kjo shtepi! Po te pashe me, do te te vras ty dhe ate tjetren. Me keni merzitur jeten, kucka.- bertiti fort teksa perplasi deren kryesore dhe u fut brenda pa e lene ate te fliste as dhe nje fjale.

Shpertheu ne vaj, ne ne vaj pervelues e dergjes qe mbyste gjithcka gjente para. U shtri barkas ne sokak, e duke kapur koken me dore vazhdonte te vajtonte per fatin,jeten e saj.
Ndiente se ketu kishte vdekur cdo shprese per te, kishte vdekur dhe ajo.
Nje 17-vjecare e perzene nga shtepia nga babai i saj alkoolist, ku do te shkonte valle?! Nga ana tjeter zemra i behej shkrumb e hi dhe per nenen e saj. A do ishte mire?! Dreq! E si mund te ishte mire ne kthetrat e nje kafshe?

Leshoi nje alurimë te lehte nga dhimbja, nje psheretime te thelle nga zhgenjimi me jeten e nje lume te dendur lotesh per te nxjerre dufin e shpirtit. Ah, ajo vajze! Ku do te lumosej?!

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro