Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Pjesa 31

-Budalla u tregova. Budalla që mendova se rashë në dashuri me ty. Me një prostitutë! Unë?! E ç'dashuri pa?! Oh të lutem...Ndoshta unë thjesht sa përmbusha atë bastin që vumë në fillim.

-Por Enzo...- E ndërpreu me një shuplakë që e bëri të binte poshtë. Pas saj u detyrua të mbante në trup shkelmat e tij të rëndë teksa e godisnin pa mëshirë.

-Çdo më thuash Sofia a Azra a kushdo qofsh?! Do më bësh shenjtoren tani kur deri dje hapje këmbët me çdo mashkull?-i bërtiste pranë teksa vazhdonte ta gjuante si të ishte një top futbolli, e aroma e alkoolit puthitej me hundën e saj.

-Por ti vetë më ke thënë. Ti më bëre të të dua. Ti më pranove ashtu si isha.

-Unë?! Ne vumë një bast në fillim. Unë e fitova, të bëra të biesh në dashuri me mua, tani...Nuk më duhesh më. Të përdora ashtu si ti e meriton.

-Kaq shumë ta shpif?!

-Prezenca jote më neverit jetën Sofia. Ti je një batak që merr me vete çdokënd që pranë të rri. Je një prostitutë, e një e tillë, kështu mbetet tërë jetën.

-Nuk mund të ma bësh këtë.

-Mundem, sepse ti je një objekt për mua, e si të tillë do të të trajtoj.

-Unë të dua Enzo.

-Kurse unë të urrej Sofia... M'u zhduk nga jeta. Shko ku të duash.

U ngrit e tromaksur nga shtrati teksa pa që ishte bërë qull në djersë. Ishte përsëri një nga ato makthet e shumta që shikonte natë për natë që kur kishte erdhur në Poloni së bashku me nënën e saj.

Pa Enzon që flinte qetësisht pranë saj në shtrat dhe buzëqeshi e frikësuar. Po sikur një ditë ato makthe të bëheshin realitet? Po sikur e shkuara e hidhur t'i ndërhynte e ta shkatërronte?! Po sikur Enzo një ditë të pendohej për të, e ndoshta ajo dashuri të zhdukej sikur mos kishte ekzistuar kurrë?
Ç'do e mbante shpirtin e saj në jetë pastaj?

U ngrit nga shtrati e ashtu me këmishën e natës doli nga dhoma. Zbriti shkallët me ngadalë se nuk donte të zgjonte askënd e doli në ballkon. Kishte nevojë të kthjellohej nën prezencën e territ të asaj nate të qetë.
Menjëherë ndjeu erën e ftohtë ta përqafonte të gjithën, e për një çast u drodh, por më pas u përhumb në errësirën e qiellit.

Edhe ajo e ndiente veten ashtu, të errët. Nuk ndihej mirë me veten. Kohët e fundit kishte marrë kaq shumë dashuri nga e ëma, Enzo dhe gjyshja e tij. E ndiente veten të plotë e me fat, por...I dukej vetja si një drru i shtrembër në atë familje.

E më pas... Vendosi dorën në barkun e saj. Tashmë ishte një qenie e pafajshme që po rritej brenda saj. Do të bëhej nënë, do të provonte ndjesinë e të qënurit nënë, atë ndjesi që për një moment kishte menduar se e kishte humbur bashkë me lumturinë. Ama, Enzos nuk i kishte thënë gjë... Kishte frikë se mos nga ato fjalë që do i thoshte, ai do të bëhej mosbesues ndaj saj, e makthet e saj do të vinin në jetë.

Njdeu hapa të afroheshin pranë, por nuk lëvizi. Ndoshta s'ishte askush, ndoshta ishte thjesht zhurma e gjetheve ose mendimet që trazoheshin në mendjen e saj.

-Bijë! Ç'bën këtu?!- Edhe pse kishte dëgjuar hapa, përsëri u hodh përpjetë nga frika se ishte zhytur në atë det kujtimesh. U kthye dhe pa nënën e saj.

-Nënë!-psherëtiu lehtas dhe e përqafoi fort duke marrë sadopak nga aroma që asaj i jepte ngrohtësi.

-Bijë! Ç'të shqetëson?

-Kam shumë frikë.

-Përse? Të ka bërë kush gjë?

-Nënë jam një femër e ulët. Një prostitutë. Ndërkohë ai është një djalë kaq i mirë, me zemër të madhe, i pashëm... Ç'kërkon me një femër si unë? Po sikur nesër të më urrejë? Ose...Ose të urrejë veten që më zgjodhi mua?

-Ç'thua kështu? Nuk të zgjodhi ai ty. Të zgjodhi zemra e tij. Një zgjedhje e bërë nga zemra s'mund të jetë e gabuar. Ai të do. E kam parë si të vështron, e kam parë që të do vërtet.

-A ekziston dashuria vallë?! A s'mendoje dhe ti se ishe në dashuri me tim atë?

-Atë e shkatërroi pija.

-Në ëndrrat e mia dhe Enzo del si një i alkoolizuar.

-Se u dogja unë, nuk do të thotë që do digjesh dhe ti. Nuk janë të gjithë njësoj. Lorenzo të shpëtoi nga makthet, nuk mund të t'i sjellë përsëri.

-Nuk e di nënë...Nuk ndihem e qetë. Brengat po më hanë shpiritin, frika më ndjek hap pas hapi.

-Nuk i ke thënë ende që je shtatzënë?

-Ajo është frika ime më e madhe?! Po sikur të dyshojë për atësinë?Po sikur...

-Jeta nuk shtyhet me 'sikur' bijë. Jeta duhet të mbështetet në të vërteta, se e vërteta është themeli i një dashurie të fortë.

-Ç'të bëj nënë?

-Fol me të. Tregoji për fëmijën tuaj, tregoji për frikërat e tua e nëse ai nuk arrin të t'i heqë ke të drejtë të frikësohesh, ama në të kundërt, do vërtetosh se zemra ka gjetur zemrën e duhur pas së cilës të lidhet.

-Ç'do bëja unë pa ty?! Ti je heroina ime nënë! Je forca ime! Të dua kaq shumë!- e përqafoi dhe njëherë nënën e saj,para se t'i puthte të dyja duart, e ajo teksa i dhuroi puthje të ngrohta së bijës në ballë u largua duke e lënë atë përsëri mes heshtjes e errësirës.

Përësri humbi duke u përpjekur të gjente ndonjë mënyrë që të fliste me Enzon. Po sikur ai të gjente rrugën për ta braktisur nisur nga biseda e saj?


Papritur ndjeu një ngrohtësi t'i vishte shpatullat e dy duar t'i rrethonin belin. Ndjeu aromën e tij, të vetmen që e qetësonte. Mbylli sytë dhe e la veten të shijonte atë çast.

-Kochanie. Ç'bën kështu në mes të natës? Do të ftohesh.

-Nuk më gjen gjë Enzo.- tha fjalët e fundit duke lëshuar padashje një psherëtimë.
Atij nuk kishte si t'i shpëtonte kjo gje, e kapi te shpatullat dhe e drejtoi me fytyrë nga vetja duke e vështruar thellë në sy. Në ato sy gjeti dëshpërim.

Sa shumë ishte munduar tia mbushte me gëzim, por gjithmonë në vështrimin e saj do të gjendej një grimcë trishtimi, ai e vërente këtë.

-Çfarë ke kochanie? Përse je kështu?

-Si?-u mundua ta fshinte veten me një buzëqeshje.

-E shqetësuar.

-Kam frikë Enzo.

-Përse?

-Ti do të bëhesh baba.- ia tha këtë fjali duke vështruar poshtë, pa asnje lloj emocioni.

-Çfarë?! -mbeti ai si i shushatur nga habia. Nuk e kishte mbledhur ende veten.-Unë?Baba?! Unë dhe ti?! Ne, prindër?! Seriozisht e ke?

-Po.-pohoi lehtë.

Kaq u desh që ai ta merrte në krahë e ta rrotullonte duke i dhuruar me qindra puthje në ballë. Nuk dinte çfarë të bënte nga gëzimi. Për një moment do të dilte në rrugë e të bërtiste, po të mos kishte qënë për fjalët e saj pasuese që e bënë të ngrinte.

-Nëse do, ti e di, mund të bëjmë testin e ADN-së.

-Kochanie,ç'thua kështu?!

-Nëse ke dyshime...Për atësinë...

-Je në vete? Si mund të kem dyshime?!

-Jam një ish prostitutë. S'ke dyshime se mund t'i jem rikthyer atij profesioni dhe pasi u martuam bashkë?

-Sofia?! Mos je gjë me temperaturë? Si mund të dyshoj unë te ti? Unë të besoj më shumë sesa i besoj vetë-vetes sime.

-Nuk e di Enzo.

-Përse mendon kështu? Të kam bërë gjë që të kam lënduar?


-Makthet më ndjekin këmba-këmbës.

-Çka në ato makthe?

-Je ti duke më urryer mua. Duke më poshtëruar. Jam unë që vuaj për dashurinë tënde.-ia tha këto fjalë dhe uli sytë teksa ca pikëza loti i dolën. Donte tia fshinte, por ai e njihte mirë.

-Përse e lejon këtë kochanie?! Përse e lejon frikën të ndërhyjë në jetën tonë? Përse e lejon të shkuarën të jetë ende pjese e jetës sate? Përse e lejon veten te jesh ende një e skllavëruar?

-Sepse jam Enzo. Ndoshta ti nesër shikon një femër në rrugë, një të brishtë, të pastër dhe të neveritet prania ime. E ç'mbeten unë pastaj? Një e skllavëruar!

-Unë të kam thënë Sofia. Unë kam gjetur pafajësinë në praninë tënde. Si mund të më neveritet çiltërsia që ti ke?! Nuk e shikoj ndershmërinë apo pastërtinë në aspektin seksual. Për mua të jesh e pastër, e çiltër dhe e brishtë do të thotë të jesh kështu si ti, një njeri me zemër të madhe, shpirt të bardhë, naive, mendje e papushtuar nga intrigat e gënjeshtrat. Sinqeriteti, besnikëria, zemërgjerësia, dashuria jote e pakushtëzuar, karakteri dhe personaliteti yt janë ato që të bëjnë të tillë, të pastër. Nuk është një organ gjenitial...Nuk është një dreq virgërie...Unë rashë me ty në dashuri, jo me virgjërinë apo trupin tënd.

E ç'mund të thoshte ajo?! Ndoshta ishte mentaliteti i vendit ku ajo ishte rritur e këto 4 vite nuk kishin bërë punë për tia ndryshuar, ndoshta ishte karakteri i saj si një njeri i ndrojtur, i mbyllur e i ndrydhur që ia bënin më të vështirë për ta kapërcyer të shkuarën.

-Kochanie...-foli lehtë para se t'i dhuronte një puthje në kokë, një në dy duart e saj borë të bardha e më pas i kapi fytyrën duke e vështruar thellë në sy.-Ne do të bëhemi prindër. Dy prindër të dashuruar marrëzisht me njëri-tjetrin. Do të kemi shumë fëmijë... Dua vajza, të ngjajnë ty... Do të rritim fëmijët tanë, do u tregojmë historinë tonë të dashurisë... E më pas...
Do të plakemi bashkë. Do të qëndrojmë mbrëmjeve të gjata të dimrit duke ngrënë gështenja pranë oxhakut e duke vështruar borën teksa bie e, ndonjë natë do të vështrojmë yjet nën melodinë e pianos, atë që do të shkruaj për ty.
Me thinja në kokë, rrudha në fytyrë do të jetojmë deri në fund të jetës sonë me duart e bashkuara duke kujtuar momentet më të bukura e të hidhura që kemi kaluar. Do u qeshim sfidave në fytyrë për t'u treguar se me ndihmen e themelit të fortë të dashurisë që ndërtuam, duke vendosur zemrat e gërshetuara si bazë, arritëm të thyenim çdo barrierë.

Dashuria jonë theu peripecitë, shëroi shpirtra e zgjoi ndjenja të pajetuara më parë...

Nuk mundi të fliste, por thjesht lotë vërshuan nga sytë e saj. Ishin ca lotë që morën me vete çdo frikë e grimcë dëshpërimi që ajo fshihte në skutat më të thella të shpirtit të saj. Kurrë s'kishte meduar se do i dëgjonte ato fjalë nga goja e një mashkulli të thuheshin për të. Nuk bëri gjë tjetër, por me sytë e përlotur, aq e emocionuar, i dhuroi një puthje të lehtë në buzë e më pas një përqafim të ngrohtë, të sinqertë. Në ato momente kuptoi më mirë se çdo herë tjetër çdo të thotë të jesh e dashuruar me një person, kuptoi çdo të thotë dashuria e vërtetë.

Dashuria i shëroi zemrën. Dashuria i ringjalli shpirtin. I zgjoi ndjenja e emocione të pakuptueshme, emocione të tilla që mbyllin plagë.
Dashuria të bën të mos jetosh dot pa praninë e tij. Dashuria të bën të kuptosh se në shpirtin e dikujt tjetër qëndron ti si person, dikush të do pa kushte për atë që je, dikush të do për shpirtin e pastër e jo për nderin e tillë... Dashuria e mjekoi atë si një qenie humane, dashuria e kuroi atë.

Ishte një e sllavëruar. Ishte E Skllavëruara e fatit, jetes e trafikimit të qenieve humane, por dikush mësoi ta dojë dhe me këto të meta që nuk ishin për faj të saj, sepse vëzhgoi thellë në çdo qelizë të sajën, pa thellë në zemër, vëzhgoi thellë në sytë e saj-pasqyrën e vërtetë të shpirtit.


F U N D

E SKLLAVËRUARA 15.11.2017-18.2.2018


Mbaroi edhe ky libër. Si fillim dua tiu falenderoj të gjithëve për mbështetjen e pakufizuar që më keni dhënë. Ju falenderoj nga thellësia e zemrës për çdo fjalë të mirë, kritikë e votë.Janë pikërisht këto që më bëjnë një hap më afër punës më të mirë. Ky libër u dedikohet të gjithëve ju që më dhatë zemër të vazhdoj të hedh gërmat këtu.

Synimi kryesor i këtij libri ka qënë të nxjerr në pah trafikimin e qënieve njerzore. Shumë njerëz merren pa dëshirë dhe trajtohen si objekte e jo si njerëz. Shumë njerëz detyrohen të bëhen të tillë pa dëshirë e sidomos femrat.
Femra, një qenie hyjnore trajtohet si një objekt seksual vetëm për para. Mirëpo ky nuk është problemi i vetëm se edhe nëse kjo kalon, gjë që duket shumë e vështirë, asaj i duhet të përballet me paragjykimet e shumta të njerzve madje dhe me paragjykimet që krijon ajo ndaj vetes.
Por...Ne si njerëz që jemi nuk duhet të veprojmë kështu për dreq. Ta mbeshtesim njëri-tjetrin e të kuptojmë se disa gjëra askush nuk i kontrollon dot, të mundohemi të kuptojme rrethanat e më pas të gjykojmë ashtu si kemi qejf.

Të dalë dikush që di të dashurojë një femër për atë që është në shpirt dhe jo për atë që është në trup. Të dalë dikush që di të dashurojë një femër për të tashmen e jo për të shkuarën. Të dalë dikush që të përkufizojë saktë me zemër termin dashuri.

Të dalë dikush që nuk paragjykon, por mbështet.

Jemi njerëz, humanë...Të duam e mbështesim njëri-tjetrin. Paragjykimi dhe mentaliteti i ashpër është vrasësi i një shoqërie njerzore.

Faleminderit!!♥♥♥

A.B

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro