Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Pjesa 30.

I hodhi një sy rrugicës së lagjes së saj. Pa që tutje sokakët e shtruar me gurë, derën kafe të shtëpisë, gurin e madh pranë saj në të cilin ulej dhe kalonte ndonjë mbasdite...Sa i kishte munguar ai peizazh, ai peizazh që dikur i dukej normal, tashmë i dukej hyjnor.

Me hapa të vegjël e të ngadaltë po afrohej gjithnjë e më shumë derisa e gjeti veten para derës së jashtme.

-Erdhi ditëzeza, e solli kokën. U çaplua me vite andej nga Italia nëpër bordello e tashi i erdhi të zezës nënë në shtëpi.Pupupu ç'bëhet kështu!

-Aman mos e pyet. E shiti veten. Ishte goxha çupë po tashi shikojnë këto telenovelat edhe u tërbuanë.

-Rri Dhimitrë se nuk t'i ka fajet telenovela.Po thuaj, janë fyçka nga mendja, u duket sikur ç'fluturohet, hahet. Për ca të flamosura leka!

-Aman me grua! Shyqyr që i kemi mbesat në rrugë të drejtë. Se ta kisha mbesë këtë,ë çdo i punoja, me mashë të nxehtë e duan këto të tillat.

-Mjer nëna, mjer ata që e kanë!- përmbylli fjalimin tjetra teksa shkundte jakën e bluzës.E ajo kishte ngrirë, kishte ngrirë me kurriz nga to duke kujtuar fjalët e Enzos.

Kështu është gatuar ky popull, kështu janë gatuar njerzit. Kurrë nuk mendohen të shikojnë se përse diçka ndodh, por direkt u pëlqen të komentojnë situatën.

Kurrë nuk përpiqen të mendojnë, përse një femër bëhet prostitutë?! Përse një femër e ul aq veten sa për të shitur nderin e dinjitetin me lekë?! Përse vendos të mbartë atë titull të errët përgjatë gjithë jetës? Përse?!

Ndoshta e detyrojnë, e kërcënojnë...E detyron jeta, në ato rrugë e përplas, në ato godina e braktis, në atë birucë e fut.

Përse i shikojnë gjithmonë gjërat nga një këndvështrim i vetëm? Përse nuk vendosin njëherë veten në këpucet e dikujt tjetër?!

Mos ndoshta e kanë më të lehtë të merren me jetën e të tjerve? Mos ndoshta pëlqejnë të bëhen shkrimtarë të ndonë historie të trilluar?! Mos ndoshta parapëlqejnë të bëhen vrasës të njëri-tjetrit? Vrasës psikologjikë që gjithmonë sillen si kanibalë, gati për të sulmuar, gati për të gllabëruar.

-Ju s'do të ndryshoni kurrë apo jo?- iu kthye grave që ende vazhdonin të pëshpërisnin vesh-më-vesh duke mos ia ndarë sytë.

-Kush je ti me bijë? Uu qënka Sofka...- bëri njëra gjasme sikur s'e njihte. Të tillë janë këta njerëz. Nga mbrapa të zhdëpin me fjalë, e në fytyrë të dhurojnë buzëqeshje.

-Unë jam unë!Jam prostituta për të cilën po flisnit.

-Ne për ty? Jo me çupë ç'na duhet neve çfarë bën ti.

-Vetëm se ka një problem.Duke menduar se s'dëgjoni ju, po bërtisni pak si shumë.

-Baa! Po na thua që jemi shurdha?-psherëtiu e lodhur. Mundohen të hedhin bisedën në shtigje të tjera për të mbuluar veten.

- Po u bëra prostitutë. U bëra e tillë se im atë më përzuri nga shtëpia se i erdhi inat që u largova e nuk e lashe të më çnderonte mua, vajzën e tij se ishte tapë. U bëra prostitutë se më morën, luajtën me mua dhe trupin tim.
U bëra prostitutë se më vranë, më vranë nderin që aq shumë doja ta ruaja. U bëra prostitutë se kështu donte jeta, të më vinte në këtë sprovë, të më shkulte shpirtin vendit. U bëra prostitutë, u skllavërova rrugëve të Italisë, u bëra femër e ulët, u bëra bushtër, por nuk doja , më bënë, më vranë.
Nuk e zgjodha unë atë jetë.
U bëra prostitutë, se kështu deshën, jo se kështu doja.

Mund të kishte qënë dhe mbesa jote, mund të kishte qënë dhe vajza jote. Po kështu do silleshe?! Kështu do e përgojoje nëpër lagje teksa i shihje vurratat nëpër trup, teksa i shihje trupin mavi-mavi nga të gjuajturat e kafshëve? Teksa i shihje të enjtur syrin a të çarë buzën?

Jo, do e mbështesje, do përpiqeshe ta mbuloje se e kishte mbesë, kurse unë. Unë jam e tjetrit, s'më ke gjë, e ke më të lehtë të më ofendosh, të më mbash në gojë sesa të më pyesësh, të përpiqesh të më kuptosh, po skagjë. Unë u mësova. U mësova nga kjo natyra e njerzve, u mësova nga fjalët që të vrasin.

U kënaqe ta dëgjoje nga goja ime që jam pros...- fjala i ngeci në grykë teksa u kthye nga dera dhe pa nënën e saj në oborr. Ndaloi dhe e vështroi thellë. E kishte dëgjuar. E kishte dëgjuar të bijën teksa tregonte për dhimbjet që kish kaluar në mes të lagjes, nuk donte të hapej ashtu, nuk donte tu jepte sqarime të tjerve, por rryma e emocioneve e kishte marrë para e kishte nevojë të hapej diku.

E ëma...Veshur kokë e këmbë me të zeza, e dobët, e zbehte....
Qëndronte para saj me lot në sy, duke e vështruar imtësisht të bijën, bijën që e kishte vajtuar për së gjalli për katër vite duke menduar se ia kishin vrarë...Duke menduar se e kishin përdorur... Qante për fatin e së bijës, se e dinte që atë fat nuk e zgjodhi vetë.



-Nënë!- buzët e saj formuan këtë fjalë teksa lotët i rrodhën çurkë. Hapi derën e iu hodh në krahë. E përqafoi e aty u shkreh në një vaj dergjës, aty filloi të vajtojë me ngashërim, nën aromën e nënës, nën lotët e nënës, qau për shpirtin e plagosur, për momentet më të hidhura që kishte kaluar.

-Bijë! Bija e nënës, ç'të paskan bërë ditëzinjtë. Bija e nënës m'u ktheve në shtëpi. Bija e nënës, si më qënke bërë. Po sa të kam pritur, po sa të kam pritur ditë e natë në ballkon, duke numëruar makinat se mos nga ndonjëra do më dilje ti. Bijë e nënës ti!
Nga me ike bijë? Kaq shumë të prita, dhimbja më hëngri xhanin. Bijë e nënës!- u ulën në mes të oborrit e, e ëma i ledhatonte flokët deri në supe teksa qante bashkë me të.
I puthte flokët, i merrte erë e vazhdonte te shtrëngonte të bijën në gjoks.

-Nuk doja nënë, nuk doja të betohem. Më fal! Më fal që të turpërova. Më fal nënë! Mos më mbaj mëri, më vraj, më godit, ma merr shpirtin, por mos më dëno me zemërimin tënd.

-Shpirtin tua marr të mallkuarëve. Atyre që të morën. Më fal mua. Ç'nënë që s'mbron dot të bijën jam?! Bija e nënës ti, e shtrenjta e nënës, gjerdani im i brishtë! T'u bëfsha kurban, m'u ktheve!

-Ç'faj ke ti ma?! Faji është i universit që pas nesh u përplas.

-Pse smë ke thënë për atë fatziun, për tët atë? Do e kisha vrarë me duart e mia?! Po e hengri mortja, para se ta bëja unë.

-Ç'ka ndodhur?!

-Yt atë vdiq nga cirroza para 2 vitesh. E pa zoti!

Nuk i tha gjë, por e përqafoi edhe më fort të ëmën, e ashtu mes pllakave të ftohta të oborrit, më në fund gjeti pakëz ngrohtësi në shpirt.

Atë ngrohtësi që i fali nëna,kurrkund s'e kishte gjetur.

Mbushi çdo boshllëk në shpirtin e saj...

---------------------------------------------/
Kjo pjese shkon per shejtanin tim personal me patente qe e dua dhe me do shume😂😂😎😎 iljena
Well jam me fat qe e kam seriozisht, shume nga ju tani mund te jene duke me mallkuar qe kam kete fat po skagje😂.

Ka qene personi qe me ka mbeshtetur me se shumti ne shkrimin e ketij libri dhe mendimin e saj e vleresoj shume, se ta thote ashtu lakuriq pa shume sheqer! Ato fjale e kritika mua me bejne me te mire ne shkrim.
Me ka mbeshtetur qe ne fillim dua ta falenderoj me gjithe stomak( ti e di qe para stomakut sve gje keshtu qe vleresoje)
Faleminderit o vlonjate! Faleminderit qe zbukuron jo vetem wattin por edhe diten e naten😂

Te dua shume mirke?!😍😎

ShadowsInTheNight101  Gruaja burrit timmm is backkk!! Shume faleminderit o qenie e mrekullueshme nje nga njerzit me kjut q njof qe je pjese e jetes sime dhe me mbeshtet ne librat qe kam shkruar e sidomos ketu. Blessed to have you gled! Te dua shume amorke e me ndonje djale😂Kleo is yours now!

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro