Pjesa 29.
Kishte gati tri orë që udhëtonte në taksinë e verdhë nga Tirana drejt Korçës.Kishte zbardhur, kishte aguar. Ishte mbështetur te xhami i makinës e kishte lejuar veten të ledhatohej nga Dielli i lehtë mëngjesor . Në këtë vend edhe rrezet e Diellit i dukeshin ndryshe, dhe ajri që lëvizte, dhe mënyra sesi çdo gjallese jetonte, çdo gjë i dukej ndryshe.
Kishin kaluar gati dy muaj që prej asaj nate pas shiut. Kishin kaluar dy muaj që flinte mbështetur në kraharorin e një mashkulli, të atij që kurrë nuk ia kishte marrë mendja, të atij që zemrën ia kishte thyer dhe në vetëm një çast bashkoi çdo copëz, ashtu me ca fjalë të sinqerta dhe me një përqafim kockëthyerës.
Kishte arritur deri në Pogradec, atë qytet të vogël që gjithmonë e vizitonte në verë me familjen e saj. Luante në rërë me vëllain teksa prindërit i shikonte të lumtur dorë-për-dore në shezllon.
Përse duhet të ndodhte ashtu? Ishin një familje e vogël dhe e lumtur, një familje që nuk kërkonte gjë nga jeta, thjesht dëshironte mos u merrte asgjë.
U ngrit nga stoli shumëngjyrësh që ishte ulur në 'Shëtitoren 1 Maji' e u afrua me pranë ujit. U ul këmbëkryq në rërë pa e vrarë mendjen për xhinset e saj të errëta. Vështronte liqenin e i dukej kaq i qetë, shkëlqente nën rrezet e ngrohta sikur donte t'u tregonte të gjithëve që ai ishte i lumtur.
Po ajo, a ishte?!
Ajo... Ishte ndoshta... Ama një frikë e brendshme e kishte zaptuar që kur Enzo i kishte dhënë biletën për në Shqipëri-Varshavë, të merrte nënën e të shkonte në Poloni, aty ku do e priste ai për të nisur një jetë të re, larg potereve zhvatëse të së shkuarës.
Por...A kishte guxim për të shkuar në shtëpinë e saj? A kishte guxim të përballej me të atin? Atë njeri që e kishe shndërruar jetën e saj, atë njeri që kishte torturuar atë dhe nënën e saj, oh nënën e saj të gjorë...Si do të ishte e gjora? Si do e priste kthimin e bijës së saj pas 4 vitesh në shtëpi? Po sikur mos e donte më e në rrugë të donte ta flakte? Nuk do jetonte dot me këtë dhimbje, përbuzjen e nenës së saj.
Dëshironte të merrte forcë, të merrte forcë nga e shkuara për të përballuar të tashmen, prandaj ishte kthyer dhe në Pogradec, të rikujtonte ato ditë të bukura që s'do të vinin më kurrë.Kurrë më nuk do e shikonte portretin e familjes së saj të plotë, ai portret ishte bërë shkrumb e hi.
Shpresonte të kishte një jetë tjetër e në atë jetë të jetonte nën ngrohtësinë që të fal familja.
Ajo heshtje i bëri mirë. Ndodhej vetëm ajo dhe natyra se këmbë njeriu nuk gjeje. Ishte e shtunë e njerëzit duhet ta shfrytëzonin për të fjetur, për të marrë energji për javën e re që do fillonte.
Mori një guriçkë të vogël dhe e hodhi në ujë.Pa sesi menjëherë u zhyt në thellësi,po sikur pas kësaj të sotshmes dhe ajo do të zhytej në dhimbje? Do e lëndonte fakti nëse e ëma nuk do e pranonte. Do e vriste.
Lëshoi një psherëtimë të thellë, u ngrit ngadalë në këmbë, shkundi shkujdesshem xhinset e zeza e hodhi krahëve këmishën e lidhur pas mesit, pasi ndjeu ca ethe të lehta ta pushtonin nga prania e liqenit.
Shkoi drejt taksisë, aty ku e priste dhe shoferi e i tha të niseshin për në Korçë. Mund të lëndohej e shkatërrohej, mund t'i përvëlohej përsëri zemra, por malli për të ëmën, nevoja për të ndjerë aromën e saj, dashuria e pakushtëzuar që ajo i falte ishin më të forta se çdo ndjenjë tjetër.
***
Lotë...Lotë i rrodhën nga sytë e saj. Lotë të nxehte me ngashërim. Lotë të mbledhur kruspull në shpirt që më në fund patën mundësinë të dilnin.
Ajo ishte marrëzisht e dashuruar pas qytetit të saj. Donte çdo gur, donte çdo fije bari, çdo pemë që ndodhej aty. Ato trotuare mbartnin gjithë fëmijërinë e saj, mbartnin të skalitur buzëqeshjet e para, lotët e parë, momentet më të bukura e të trishta. Ajo copëz qielli që mbulonte Korçën ishte streha e kujtimeve të saj, ishte streha e ca momenteve që do të jepte dhe jetën për t'i rijetuar.
Ishte ndoshta hera e fundit që e shikonte, do i mungonte si dreqi ky qytet mbushur plot jetë,ndaj vendosi të kalojë edhe njëherë andej, nga Pedonalja, shpëtimtaren e saj në ditët e lotëve.
A do e gjente përsëri aty stolin e kuq?! Po atë, atë që i dha jetë atij stoli?!
Eci përgjatë Bulevardit Republika, derisa vështroi Katedralen 'Ringjallja e Krishtit' e dukej sikur ishte pikërisht kjo katedrale që e bënte Korçën të quhej 'Parisi i Vogël'
Vazhdoi drejt Pedonales. Buzëqeshi me shpirt kur pa kreperinë, atë kreperi që i falte aq emocione asokohe, atë kreperi që u bë streha e saj në ditët e këqija, atë kreperi, kamarieri i së cilës u bë udhëheqësi i shpirtit të saj në ato ditë.
Ishte...Stoli i kuq gjendej përsëri aty si për fat. Buzëqeshi lehtë. Eci qetë-qetë e u ul në të. Në ato çaste donte vetëm një shi pranveror dhe atë djalosh, djalin me ylber.
-Po më duket si një deja vu, ose një fragment i shkëputur nga e shkuara.- u hodh përpjetë nga ai zë i njohur që dëgjoi. Vrikthi u ngrit në këmbë për të parë atë fytyrë që aq shumë donte ta shikonte.
U habit, por zemra iu bë mal që zoti ia kishte dëgjuar lutjet.
-Mua më duket si një mrekulli, një mrekulli që më shoqëron shpirtin, që u jep jetë këtyre rrugëve.Si më gjete?
-Unë të gjeta në mes të Italisë e jo më në Korçë, në stolin e kuq në fund të Pedonales.Ti ike, por unë e gjeja praninë tënde çdo ditë këtu. Aroma jote u shua prej vitesh, e lau shiu e bora që ra,por ky stol e kish' fshehur diku ndonjë copëz grimce që më bënte të të rikujtoja.
-Ti do të mbetesh gjithmonë ti, djali me ylber që i jep jetë vajzës së shiut.
-Po ti?! Do të mbetesh përherë ajo vajza e pafajshme që dashuron shiun?
-Ajo që dashuron shiun jam,por e pafajshme jo kurrsesi, ti e di këtë.
-Të pafajshme nuk të bën virgjëria, të bën zemra.
-Kleo, a vjen nga ky planet ti?! Si mundet një njeri të jetë kaq hyjnor sa ti?
-Unë erdha përsëri në Itali, se të kisha premtuar, por isha shumë vonë. Ti nuk ishe më në atë vend.Xhovana më tregoi për ty, për atë italianin që të mori më pas, më tregoi gjithçka dhe nuk t'u vura pas, ndoshta ti kishe nevojë të riktheje në vend identitetin tënd me të tashmen, jo me të shkuarën tënde.
-Kleo unë...
-Nuk ka gjë Sofia... Unë doja të të ndihmoja, ti e di që gjithnjë ke pasur një vend të madh në zemrën time.
-Unë kisha frikë Kleo. Kisha frikë për veten time, për dhimbjet që do jetoja dhe për ty. Një njeri si ti nuk duhej të përlyhej me nje njeri si unë. Është më e lehtë të mos ndjesh asgjë,sesa ndjenja e vetme që ndjen të jetë dhimbja.
-Budallaçkë! E di që nuk më intereson asgjë veç lumturisë sate? Ti nuk e zgjodhe atë rrugë,jeta të braktisi në atë rrugicë.
-Çfarë kam bërë për të të merituar ty? Çfarë kam bërë për të merituar një mik si ti në jetën time?
-Mik?!- e pa ai dyshimtë dhe ajo u shtang. Mos ndoshta i kishte krijuar shpresa për diçka tjetër këtij djaloshi?
-Ti je motërza ime moj hutaqkë.- tha këto fjalë teksa e vështroi thellë në sy e kaq duhej që ajo të shperthente në lotë. Ishte tepër e emocionuar dhe me fat që ai djalosh ishte pjesë e jetës së saj.
-Hajde te lalka tani!- buzëqeshi ëmbël teksa i zgjati krahët për ta marrë nën atë përqafim dehës.-Do të jem gjithmonë pranë teje, pavarësisht se çfarë ndodh apo përjeton.
-Do të iki.
-Ku?!
-Në Poloni.
-Me atë Italianin?
-Nga e di ti?!
-Oh të lutem! E ke të shkruar në ballë që ke rënë në dashuri, ndryshe s'kishe si të ishe këtu. Nëse ai bën diçka që të mërzit, ti e di që jemi vetëm një telefonatë larg dhe i ve zjarrin gjithë Polonisë.
-Mendoja se s'do e përjetoja kurrë ndjesinë e të pasurit një vëlla, ndjesinë e të pasurit dikë që më do.
-Mos të ka bërë lavazh truri kjo Italia?! Ka kaq shumë njerëz që të duan. Ta kam thënë edhe më parë vajzë, njerzit e duan shiun kur ai largohet, atëherë ia ndiejnë mungesën dhe si për dreq ti e bëre këtë. I sprovove të tërë njerzit që të duan me mungesën tënde, tani është koha t'u kthesh piklat e munguara të jetës.
-Po sikur të jenë mësuar me mungesën e shiut?!
-Kurrë! Gjallesat thahen pa ujë, nuk mësohen.
-Do më marrë malli për ty Kleo.
-Do të vish në dasmën time. Do e tund gjithë Korçën e dua time motër të më rrijë pranë.
- E ve në dyshim këtë!?
-Dije Sofi, se sado kohë të kalojë, asgjë nuk mund ta zbehë djalin me ylber, vajzën e shiut dhe stolin e kuq në fund të pedonales. Këta do të mbeten një fragment nga e shkuara që do jetë i pavdekshëm,i pranishëm në kujtesën e protagonistëve si kujtimi më i ëmbël i jetës.
Një vajzë shiu që ngjyrosi shpirtin bardhezi të një djaloshi, le të mbahemi mend kështu.
----------------------------------------------------------------------
Nuk kisha sesi mos e fusja përsëri Kleon, ama hera e fundit. Përshëndetuni mirë me të!
This part goes to @AmmyReal98 se Ambra e ka qejf këtë djalkën pe Korçe dhe faleminderit o shkodrane që më zbukuron njoftimet me praninë tënde, habitem si nuk je mërzitur nga këto çorbat që mundohem të gatuaj unë këtu në watt, ah dhe urime për fitoren e realit.
P.s Pas këtij dedikimi dua një ftesë personale në dasmën tënde me Iscon.
@cutegirl28psycho Ti mosh u bej hiççç zheloze!!Ma ke bërë zemrën mal që në fillim me fjalët e tua dhe më ke mbështetur kaq shumëë e dua të të falenderoj me gjithë zemër! Ndonjëherë pyes veten çkam bërë për të merituar njerëz si ti.
@Eda_Plaku Maj uajfi! Aj miss juuu! Më bën të qesh si debile para laptopit me komentet e tua, ma zbukuron ditën me ato fjalkat. Faleminderit për mbështetjen tënde as a wife, as a reader, as a human♥ xp Cok Cok Cok LOVE!
Enjoy that part!
LOTS OF LOVE
A.B
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro