Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Pjesa 26.

-Çfarë?! Por unë mendova se u pajtuam.

- A e degjove mbrëmë 'të kam falur' nga goja ime?

-Seriozisht e ke ti?!

-Po ti seriozisht mendove se me një melodi të bukur do të të falja?

-Përse je kaq fëmijë?

-Se kështu dua.

-Edhe ç'duhet të bëj që zonjusha kokëfortë të më falë?

-Përse do kaq shumë që të të fal?

-Përse bën kaq pyetje?

-Mirë, mirë, si fillim dua limon.

-Seriozisht e ke ti?!

-Po, që kur kam erdhur s'kam parë kokërr limoni në shtëpi, e di që është janar e janë të shtrenjtë po ti leka ke, e mua nuk më shtyhen gjellët pa limon.

-Ndoshta sepse unë s'e fut në gojë limonin. S'e kuptoj, përse çdo gjë e çon te lekët?

-Kush e çon te lekët? Edhe sa mirë që nuk e ha se do ha më shumë unë edhe do shkojë më gjatë domethënë s'do harxhojmë aq lekë.

-Ti që s'e çoje te lekët.

-O byrazer jam shqiptare.

-Edhe?!

-Eh! S'ke për ta kuptuar kurrë.

-Tani e do limonin?!

-Po!

-Punë që s'bëhet!

-Përse?!

-Se ashtu dua unë.- foli teksa ngrihej nga karrigia e tij dhe shkonte drejt saj, i zgjati dorën që ajo të ngrihej, por ajo e pa shtrembër duke mos e prishur terezinë.

-Nuk ngrihesh?

-Jo!

-E mban mend ç'të ndodhi herën e fundit që kundërshtove të vije me mua ??

Nuk e la më të fliste, se hopa e ngriti nga karrigia duke e hedhur mbi shpinë.

-Përse e ke me kaq qejf të shikoj të pasmet e tua ?- foli ajo duke u përpjekur të mbante të qeshurën. Donte të dukej e inatosur me të.

-Sepse i kam shumë të bukura.

-Arrogant! Bytha s'mund të jetë kurrë e bukur.

-Ëhë, ma thuaj mua këtë.- foli teksa i hodhi një vështrim të shpejtë të pasmeve të saj që i kishte fare pranë syve.

-Ta tregoj unë ty pervers i fëlliqur!-nëpërdhëmbi para se ta pickonte në të pasmet e tij.

Ai lëshoi një klithmë të vogël, para se tia plaste të qeshurës nga budallallëku i saj.

-Ti je e çmendur.

Me vajzën në shpinë doli në oborr e u drejtua drejt makinës. E futi brenda atë dhe nisi menjëherë makinën...


***

-Seriozisht? Tani? Në restorant? Me këto rroba?

-Po!

-Ti je i çmendur!

-Dy të çmendur!! Kushedi çbëjnë.- ia shkeli syrin para se të hynin në restorantin luksoz.

Një ngjyrë e lehtë mjalti përshkonte muret, dekoruar me bordura ngjyrë qumështi anë e mbanë. Shandanë të kristaltë vareshin nga tavani i lartë i harkuar, e e bënin atë vend po aq të qetë sa edhe të shndërritshëm. S'kish njerëz të tjerë, se shumë i shpejti ishte treguar dhe e kishte prenotuar gjithë vendin për ta,e prania e vetëm një tavoline pranë oxhakut ku zjarri dukej bubulak, e bënte atë vend të dukej më i madh, të kishte më tepër hapësirë, e asaj i pëlqente hapësira, i simbolizonte lirinë, që për të ishte shumë e shtrenjtë.

-Ulu kochanie!- qetë i tërhoqi karrigen duke ia bërë gati për t'u ulur.

-Mendova se e kishe harruar këtë fjalë.

-Kurrë!

-Përse më solle këtu?

-Për të të kërkuar falje dhe të hash limon.

-Falje e thartë?!

-Mbushur me dashuri.- kjo fjali do kishte vazhduar në një mënyrë të bukur nëse s'do ishte për kamarierin që do i ndërpriste për të marrë porosinë e për t'u ndezur qirinjtë në tavolinë.

-E di çfarë?!- theu ai akullin e formuar për gati disa minuta, që kur pjatat erdhën, filluan të shmangnin shikimet me njëri-tjetrin e aq më pak fjalët.

-Hë?!- foli ajo pa i ngritur sytë nga spagetit bolonjeze që po hante.

-Atë ditë...-këto fjalë u deshën që ajo të linte pirunin, të fshinte buzët me pecetë e të përqëndronte vëzhgimin thellë në sytë e tij.

-Unë nuk doja. Thjesht...-belbëzonte e ngatërrohej me gërmat. As për të nuk ishte e thjeshte. S'ishte e thjeshte kur i kujtohej arsyeja që e detyroi të sillej ashtu.

-Nëse e ke kaq të vështirë, lere fare. Unë s'dua të të vë në pozitë.- ishte hera e parë që ata nuk po flisnin me njëri-tjetrin me kunja,përjashto ato herë kur ishin tapë.

Ai ia kapi duart e të dy seç ndienë një valë të nxehtë të përmbyste çdo qelizë të trupit të tyre. Vetëm një prekje e lehtë bëri stomakun të mblidhej, të bëhej kruspull bashkë me çdo emocion e ndjenjë të tyren.

Nën ndriçimin e qirinjve,u përhumbën në sytë e njëri-tjetrit për të folur më parë me zemër e më pas me fjalë.

-Azra! Më beso. Ishte diçka, një fjalë që më shndërroi në një përbindësh të tillë. S'kam dashur kurrë të sillem ashtu, aq më pak me ty.

Atë ditë...Pashë lotë të rridhnin nga sytë e tu. Pashë një gurrë që gjendej në shpirtin tënd,derisa doli në sipërfaqe. Atë ditë për herë të parë pashë diçka tjetër veç boshllëkut në sytë e tu, pashë dhimbje dhe kjo ishte një ndjenjë. Më mjaftoi të kuptoj që ti je ende gjallë. Dhimbja të vret, dhimbja të ngjall. Njeriu ka nevojë edhe të qajë, jo vetëm të jetë i lumtur, sepse kjo vuajtje të ndihmon të tregosh se diku thellë në qenien tënde, ka emocione.

Nuk doja të zgjoja dhimbjen si ndjenjën e parë te ty, por e djallosa. Doja të zgjoja një ndjenjë tjetër të parën, atë...Dashurinë...

Koha larg teje më bëri të kuptoj se ai boshllëk që dikur të karakterizonte ty, më ishte ngjitur mua pa praninë tënde.
Mungesa jote, vret.

Është e çuditshme, ndjenjë e çuditshme të shikosh sesi një person dje i panjohur për ty, të bëhet sot mbështetja më e madhe, personi më i rëndësishem.

Ti më bëre të kuptoj ç'do të thotë të duash dikë. Të duash dikë do të thotë të ndihesh i paplotë pa praninë e tij, të të vrasin më shumë ty sesa atë person lotët, të të rrahë zemra aq fort kur pranë e ke, të duash ta kesh përjetë pranë.

Unë...Të dua!


E shushatur?E tronditur? E habitur? Kishte mbetur e ngrirë nga fjalët e tij. Lotë ishin formuar në sytë e saj. Ndjeu një ngrohtësi t'i vishte zemrën, u ndje mirë të shikonte se kishte ende njerëz në këtë botë të mendonin për të, ta donin.

Ajo kishte nevojë për dashuri...Vetëm për dashuri. Një zemër e copkavitur mund të kurohet vetëm nëse rrethohet nga dashuria e kujdesi.

Shërimi i një shpirti të plagosur është më i vështirë sesa shkatërrimi i tij.

Në ato momente donte t'i hidhej në qafë e së bashku të qëndronin nën aromën e njëri-tjetrit, por mendimet vrastare e goditën sërisht.

Do të lidhej me atë njeri,e ndoshta do të ishin të lumtur. Ajo do krijonte shpresa, do e besonte,do besonte te dashuria, që kurrë jo nuk kishte besuar. Mrekulli!! Po nëse?!

Nëse një herë besimi thyhej midis tyre, ai kurrë s'do e besonte më. Kush beson një prostitutë?!
Kush do arrijë të dojë aq pastër një femër që ka një të shkuar jo të largët të zhytur në batak?!
Zënka më e vogël e ajo do e ndiente veten ndryshe, do e ndiente veten përsëri të pistë, sepse me apo pa dashje, me ndonjë fjalë ai do ia kujtonte që ajo ishte një bushtër.
E kaq do të duhej që ajo të rithyhej.

Mirëpo, një thyerje më e thellë, një çarje që do të linte shenjë gjithë jetën.

Sepse...Një thyerje pasi je shëruar është më e dhimbshme sesa hera e parë. Plaga nuk është mbyllur mirë, ti fillon të besosh se po shërohesh, e krejt papritur një thikë ngulet aty,, duke të hapur jo vetëm plagën, por edhe zemrën me thyerjen e shpreses së ndërtuar.

E nga ana tjetër Enzo i dhimbsej. Dukej i ligë, por zemra e tij ishte kaq e pastër, ndryshe nga e saja.

Nuk ia kishte ënda që të lëndohej sërisht. Një zot e di çdo të bënte nëse po...

Uli sytë në tavolinë, largoi duart nga duart e tij duke luajtur shkujdesshëm nga nervozizmi me to.
Breshëri lotësh rrodhën nga sytë e saj pa e kuptuar,lotë...

-Nuk mundem Enzo. Unë s'do mundem kurrë të të dua ty, sepse jam një prostitutë. Ta kam thënë që në fillim, bataku nuk më le të dua, nuk më le.-gënjeu. Ajo dinte të dashuronte me gjithë forcën e shpirtit, por ndiente sikur do bëhej ajo një barrë, një pengesë për Enzon në të ardhmen, ose ndoshta ai do të pendohej...

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro