Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Pjesa 23.

-Shëndet!!

-Posi e më thua shëndet pale. Më plevitose mbrëmë mirë.

-Pse unë të thashë ty zhvishu e shtrihu në borë? Unë të thashë vetëm pi dhe ti u bëre tapë.

-Posi, posi unë bëja vetë si e pirë.

- E kam parasysh. Pale kur ia more këngës.- filloi të tallej me të e asaj i vinte plasja. Kushedi çfarë kishte broçkullitur tjetër ai nuk ia thoshte. E gjuajti me jastëk duke shfryrë nga nervat.

-Si ishte ajo kënga, këndoje dhe njëherë?- vazhdonte ai ende duke qeshur e ajo rrinte e shtrire në dhomën e saj duke teshtirë herë pas here.

-Të dalshin sytë Enzo, ja kështu ishte.

-I kam tepër të bukur që të më dalin.

-Arrogant!

-I adhurimshem ama.

-Ma bëre kokën daulle. Llafazan!

-Kush flet!

-Apshuuu!

-Shëndett kochanie! Po të përgatis një supë.

-Ti! Ti di të gatuash?- e pyeti ajo e habitur duke ngritur vetullen në formë dyshimi.

-Pse me çfarë jetoj unë,  me ajër?

- E përse do gatuash për mua?

-Jam mashkulli ideal e të thashë që do të të bëj të biesh ne dashuri me mua.

-Kurrë!

-S'i dihet!- ia shkeli syrin dhe i hodhi jastëkun që ajo i kish hedhur më parë e më pas u largua drejt kuzhines.

-Ta tregoj unë dashurinë ty. Një shpirt i vdekur nuk mund të dojë kurrë një shpirt tjetër. Nje shpirt i fikur nuk mund të falë dritë për një tjetër. Nje shpirt që njëherë ka vdekur, nuk mund të marrë më frymë, jo kurrë më. -fliste me veten teksa herë-herë  pastronte hundët me picetë a cepin e çarçafit.

***
Mori në tabaka pjatën me supë, atë supë që e ëma ia përgatiste sa herë që ishte me temperaturë, e si me magji pas saj ndihej më mirë. I hodhi disa pika limon para se të nisej drejt dhomës së saj.
Ishte errësuar e bashkë me errësiren kishte erdhur dhe bora.

Ky dhjetor po bënte ftohtë, sikur e bënte me qëllim. Ishte ftohtë për të treguar se ftohtësia e disa shpirtrave është me e ftohtë se çdo lloj acari tjetër

Hyri në dhomën e saj, e teksa vendosi tabakanë mbi komodinë, pa se ajo ishte në gjumë.

U ul pranë saj dhe e vështroi imtësisht, duke studiuar me kujdes çdo tipar të sajin.
Dukej kaq e qete! Në gjumë ajo dukej e lumtur, se sytë që përcillnin zemren e saj blu, ishin të mbyllur e nuk tejçonin boshllëkun e trishtimin që qenia e saj kishte me shumicë.

Ai kishte shkuar me shumë prostituta, kishte parë shumë vajza shumë herë më të bukura, më të bëshme që mund t'i plotësonin të gjitha nevojat seksuale pa bërë shumë fjalë, përse kishte zgjedhur atë? Përse e kishte marrë atë në shtëpi, në atë shtëpi qe nuk kishte sjellë asnjë femër më parë? Përse pikërisht atë?

E kishte tërhequr boshlleku i saj? Si mund të plotësojë dikë një copëz boshllëku?
E kishte tërhequr inati i saj? Si mund të ketë inat një shpirt pa jetë?
E kishte tërhequr përpjekja e saj për t'u dukur sikur nuk i interesonte asgjë? Kjo është karakteristikë e një shpirti të lirë, jo të skllavëruar, jo të vdekur.

Ndoshta e tërhoqi vuajtja e saj...Të gjitha ato femra ishin të përvuajtura ndoshta,  por mënyra sesi ajo poshtëronte veten e saj me fjalë, e detyroi të mendonte që kishte diçka ajo vajzë, diçka që e bënte të ishte më tepër paragjykuese ajo ndaj vetes, sesa të tjerët ndaj saj.

Vendosi dorën mbi fytyrën e saj, e një zjarr ia përvëloi atë. Digjej e tëra nga temperatura. Ndjeu një sëmbim në zemër, nuk e kuptoi përse, por i dhembi ideja se asaj mund t'i ndodhte diçka.

Nxitimthi i vendosi një kompresë në ballë, por pë dreq nuk zgjohej. Nuk ishte koshiente, por e përhumbur, e zhytur në një univers tjetër.

-Largoji...Nëna...- pëshpëriste teksa përpëlitej si ndonje fëmijë i vogël në shtrat.

-Çfarë thua kochanie?

-Derr! Baba-derr! Jo nënën, mos të gjorën!- fliste përçart teksa merrte frymë me vështirësi.  Kishte humbur në dallgët e së shkuarës. Po rijetonte dhe njëherë ndjenja, edhe pse në gjumë.

-Çfarë ka nëna? -donte të dinte ç'ishte ai fakt që e thyente atë që dukej e pathyeshme.

-Mos e godit, mos! Është gjynaf, është nëna ime. Më përvëlohet zemra...Hiqi duart nga unë... Mos më prek, mos...
Mos...

-Kochanie...- pëshpëriti lehtas teksa pa gjendjen e saj.

-Ma merr shpirtin. Nënën, atë jo! Po ka bërë aq sakrifica për mua dhe vëllain. Po edhe për ty. Jo nënën jo... Mos... Mos ma rrih nënën, aman!- përgjërohej në gjumë, e sa përmendi emrin e nënës për herë të fundit, ca lot dolën nga sytë e saj të mbyllur. Pas atyre lotëve dolën e një zinxhir lotësh të tjerë.

U shkreh në vaj në dallgë e së shkuarës pas kaq shumë vitesh. Ftohtësia e syve nuk do e lejonte të qante, po tashmë që në sipërfaqe kishte shpirtin, në betejë me kujtimet kishte shpirtin, ai thyhej, ai thyhej para luftës që ajo kishte nisur me veten.

Ai e pa duke qarë, e i sëmboi shpirti kur dëgjoi për vuajtjën e nënës së saj.

-Oh kochanie! Nënat janë bërë për të vuajtur! Femrat janë bërë për t'u vrarë nga meshkujt.

E mori në  përqafim dhe e shtrengoi fort.
Donte ta zgjonte nga ajo dhimbje, ta nxirrte nga ajo agoni, por e kishte të pamundur.

Kishte erdhur koha që ajo të përballej përsëri me të shkuarën, dhimbjen të jetonte përsëri, se kishte kohë pa e ndjerë, e një njeri pa dhimbjen, është bosh...

Pjesë e mërzitshme e di, po duhet😂Sorry për updatet "e shpeshta" po ka dy arsye se jam rob i përgjegjshem😂
1-Më ështe djegur laptopine wattin e perdor qe aty
2- S H K O L L A .

_anavisaShabanii  pjese deshe pjese ke😂Smbaj pergjegjesi nese te prlqen a jo. Ke nje jave qe e kerkon dhe une jam e shpejte😎😎😍

Neser hope te bej perseri update
Lots of love
-A

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro