Pjesa 2.
Ishte kthyer ne shtepi dhe kishte patur te drejte . Aty dukej sikur nje uragan i furishem kishte perpire cdo gje qe kishte gjetur perpara , madje dhe nenen e saj. Kesaj here nuk e gjeti duke qare , por e gjeti te shtrire ne dyshemene e ftohte , te bere kruspull , te pavetedijshme . Ai kishte vene serish dore mbi te , mbi nenen e saj. I dhimbte zemra sa here qe e shikonte ashtu, e dy pikeza te nxehta lotesh i preken fytyren para se te shkonte drejt asaj e ta ndihmonte te shtrihej ne divan.
-Te dhemb shume?! - guxoi e i foli. E si te mos i dhimbte ? Ajo nuk kishte patur as kohe qe t'i sheroheshin te nxirat e meparshme e tani mbi ato ishin shtuar plage te tjera !
E ema nuk i ktheu pergjigje . Nuk e genjeu si gjithmone vetem e vetem qe mos i çante zemren se bijes , nuk i tha te verteten. Nuk kishte me fuqi te fliste , te perballonte dhunen qe ushtrohej mbi te cdo dite .
Ishin ulur e po hanin darke , ate buke te ftohte e te thate qe kapercehej me zor nen shoqerine e nje gjysme domateje. Asnjera nuk nxirrte zë, asnjera nuk guxonte te thyente heshtjen qe i kishte zaptuar . E dashuronin ate heshtje , pasi zhurma buçitese i shoqeronte gjithmone. Lotet u ishin thare e qendronin si te vdekura , me nje fytyre te trishte , me nje zemer te çalitur , me nje jete te plagosur rêndë.
Ishte pikerisht zhurma e hapjes se derës qe i beri te dyja te kërcenin perpjete nga frika. U ngriten nga tavolina e po prisnin per ate te shfaqej.
-Erdhi! - i tha e ema e ajo menjehere pohoi me koke .
Ndjeu nje shqetesim ta ngacmonte perbrenda. Ndjeu zemren t'i rrihte si e cmendur nga frika. Ndiente nje boshllek ne shpirtin e saj, qe e trazonte e s'e linte asnjehere te qete . U zbeh e gjitha ne fytyre sapo kujtoi se cfare e priste sapo ai te shfaqej. Ishte e frikesuar nga babai i saj, ai qe dikur kishte qene idhulli i saj.
Hyri brenda dhe kesaj here ndjeu aromen e alkoolit t'i çante hundën. Ishte bere xurxull , kishte bere qejf mire neper klubet e nates e tashme kishte erdhur ne shtepi tu nxinte jeten atyre.
Asgje nuk e justifikonte sjelljen e tij, as humbja e te birit . Edhe e ema e saj ishte hidheruar , ishte bere helm e zeher per birin e saj, por nuk ishte kthyer ne nje te perdalë. Ai kishte shfrytezuar dhimbjen per t'u bere i keqi. Nuk i kishte qendruar prane familjes se tij , por vendosi t'i terrorizonte ato.
-Çmë shikoni ashtu?- bertiti sapo pa ato qe kishin mbetur si te ngrira para tij.
-Eja te hash darkë.- degjoi të ëmen t'i fliste qete sikur te mos kishte qene ai qe disa ore me pare e kishte bere gjysme te vdekur. E admironte nënën e saj, pavarësisht gjithçkaje ajo ende qëndronte në këmbë, ajo ende mundohej të merrte frymë.
-Ti po me thua mua cfarë te bej? - bertiti ai me sa kishte ne koke dhe ia ku nisi nje zenke tjeter qe do te perfundonte si mos me keq. Nuk e degjoi me te emen t'i kthente pergjigje pasi e dinte qe ai do inatosej edhe me shume .
-Kë injoron ti moj kurvë?- e bertitura kesaj here u shoqerua dhe me nje shkelm ne barkun e saj qe e hodhi tutje , e flaku sikur te ishte nje leckë, nje send i pavlere , që kishte mbaruar punë me të dhe tashmë mund ta hidhte në kosh të plehrave.
Beri te ngrihej,por qe e kotë. Leshoi disa lote nga dhimbja , pasi per te bertitur nuk bertiste dot. E dinte qe do inatosej edhe me shume.
-Kafshë! Si guxon e ngre dore mbi nenen time , mbi bashkeshorten tende , mbi nje femer ? E sata here eshte kjo? E sata here eshte qe te presim me ankth e me frike? Nese deshiron te te urrejme, bravo! Ia dole! Te urrej me gjithe shpirt . Ti nuk je babai im! Je nje kafshe me shume ne kete bote.- ishte hera e pare qe i fliste te atit ne kete menyre , pasi i kishte premtuar nenes se saj se nuk do ngaterrohej gjate zenkave te tyre , do te shkonte ne dhome , nuk do te merrej me "xhindet" e tij, por iu sos durimi. Iu sos durimi duke pare nenen e saj te vuante, duke pare ate terror ne shtepi.
-Ti! Ti je kurvë me keq se jot ëmë- i bertiti duke qeshur e duke e vezhguar ngultazi ne sy. Nese veshtrimet do te vrisnin, ajo do te kishte vdekur tashme . Quajti kurvë bashkëshorten e tij prej 18 vitesh, nënën e fëmijëve të tij, atë femër të ndershme që bënte gjithçka për familjen dhe bijën e tij, gjakun e tij...
E goditi fort me shuplake duke bere qe te binte tutje, prane nenes se saj .
Ai erdhi si nje i terbuar e filloi ta godase me shkelma neper gjithe trupin, por e ema e mbeshtolli me trupin e saj te bijen, duke ngrene cdo shkelm mbi kurrizin e saj. U bë prita e dhimbjeve të së bijës.
Kur do te mbaronte ky makth valle? Kur do te merrte fund ky tsunam qe e permbyste cdo dite pak e nga pak? Kur do t'i qeshte njehere buza asaj?
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro