Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Pjesa 19.

Nuk kishte besuar kurrë në premtimet e meshkujve, ndoshta për vetë natyrën se pjesa më e madhe e tyre ishin ca qen që jargaviteshin për ca shalë të zhveshura e pak gjoks të bëshëm. Ishin njësoj si qentë, kur i le disa dite pa ngrënë, që sapo shikojnë një kafshore bukë, fillojnë të nxjerrin jargë, të lëpihen e duan ta marrin sa më parë atë 'copën' e bukës.

Në fakt, nuk e kishte mbajtur fare mendjen tek ata. Kishte vazhduar normalisht punën për gati një javë e nuk ishte dukur as Enzo, jo vetëm për atë, por për asnjë femër tjetër.

Nuk donte ta pranonte, por kujdesi dhe ëmbëlsia e Kleos i kishin pëlqyer, i kishte pëlqyer sesi me gjithë pisllëkun që ajo kishte, ai përsëri i kishte dalë për zot, i kishte premtuar se do e shpëtonte, do të kujdesej për të e nga ana tjetër ajo natë me Enzon kishte qënë ndryshe nga çdo natë tjetër.

Gjithsesi asgjë më tepër. Nuk kishte qënë nga ato femra që bie pre e gjesteve të meshkujve e aq më tepër tani. Kjo ishte një nga gjërat që nuk i kishte ndryshuar karakterit të saj. Nuk donte tia dinte për dy fjalë të ëmbla, për ca prekje të nxehta... Dikur i quante vulgare e tani pjesë të 'punës' që ajo bënte.

E kishte pushim këtë ditë e kishte vendosur të qëndronte në dhomë. Rrinte kot, ashtu e shtrirë në shtratin e saj të pistë, më të qelbur sesa vetë ajo, e shikonte tavanin, vende-vende të zverdhur e të bërë qull nga lagështira. Nuk mendonte asgjë, thjesht sa vështronte e ishte njësoj sikur të ishte duke fjetur me sytë hapur.

Dëgjoi një kërcitje në derë, por si gjithmonë nuk i interesonte asgjë. Nuk provoi as të ngrihet e të shikojë se kush ishte, por priti derisa dëgjoi një zë të njohur.

-Ditke edhe të vishesh- foli duke iu referuar pulovrës gri e tutave të së njëjtës ngjyrë që ishin paksa të gjëra, por tepër të rehatshme. E thumboi me fjalë, por si gjithmonë asaj nuk iu bë vonë.

-Ik se e kam pushim.

-Sa mirë! Më në fund nuk do më lutesh të të palloj.

-Kolopuç në fund të fundit je ti që vjen këtu për të palluar, se nuk ta varin andej jashtë e blen kënaqësinë me lekë.

-Kam zemër të madhe e vendosa të bëj pak bamirësi dhe për juve këtu.

-Po se jemi keq ne për surratin tënd.

-Të bërtiturat e tua atë natë thoshin të kundertën.

-Ik zhduku se nuk kam nerva të merrem me ty.- e kishte kapur mat me atë që i kishte thënë e ia kishte bërë nervat kaçurrel.

-Unë të thashë se do të kthehem për të të marrë.

-Burrë i fjalës ë?

-Unë e marr gjithmonë atë që dua.

- E tani ti po më shpreh dashurinë mua?

-Jo, thjesht je një lodër e bukur.-kishte vendosur ta inatoste, donte të shikonte inat në sytë e saj, jo boshllëk, por ishte e pamundur. Boshllëku nuk thyhej me inat, kurrsesi...Ka ndjenja më të forta sesa inati,por...

-Mirë faleminderit.- e falenderoi sikur t'i kishte bërë ndonjë kompliment, përsëri bosh.

-Lëviz.

-S'dua!

-Këto provokimet e tua kochanie.

E vëzhgoi dhe njëherë ashtu si qëndronte e shtrirë me duart e vendosura në kraharorin e saj e bëri disa hapa më pranë.

-Mos guxo të më prekësh.- deklaroi ajo hapur duke ngritur dorën për t'i treguar se duhet të ndalonte,por...Ku merrte vesh ai nga fjalët?

Aspak butësisht kapi dorën e saj duke e hedhur rëndshëm në shtrat. U përkul pak, e duke e kapur për këmbësh, fare pranë të pasmeve të saj e hodhi barkazi në shpinën e tij.

-Më lësho o trap, çfarë mutin bën!

-Po të rrëmbej

-Më plasi.

-A nuk duhet të ishe duke u përgjëruar për mëshirë ti?

-Kur them unë je kolopuç ti. Sa filma amerikanë ke parë kështu?

-O njeri i çuditshëm. Po të rrëmbej!

-Punë e madhe! Nga kush po më rrëmben?! Nga ata që më kanë rrëmbyer.

-Më duket se po shijon pamjen e të pasmeve të mia.

-Posi, se ke b*thë të palestruat s'do të thotë që janë më të mirat. Në fund të fundit të pasmet e një mashkulli nuk para më pëlqejnë.

-S'të pyeta.

-Sa trap je!

Vazhdonin bashkëbisedimin e tyre të pakuptimtë, teksa ai ecte korridorit të gjatë që të drejtonte nga dalja.Çuditërisht nëpër korridore nuk kishte asnjë njeri e të gjitha ishin tepër të zëna duke bërtitur falë ndonjë 'hamshori'. E në fund të fundit ishte dita e saj e pushimit e askush nuk mund t'i thoshte gjë se ku po shkonte.

-Mos më thuaj që u eksitove nga këto të bërtiturat- e ngacmoi me fjalë përsëri ai.

-Jam në merak për ty mos të ngrihet e ske kujt tia fusësh.

-Pse për çfarë je ti?

-Për të të bërë synet.

Thjesht lëshoi një të qeshur pa zë e goditi ballin me pëllëmbë, gjë që ajo nuk mund ta shikonte se koka e saj gjendej e varur drejt fundshpines së tij. Ç'i kishte bërë vetes me këtë të çmendur!

Dolën jashte e donte të shikone se ku dreqin po e çonte por e vetmja gjë që mund të shikonte ishte vetëm prapanica e tij.

E ndërkohë ai ndaloi para makinës së tij, një BMW i8 e zezë, dhe e plasi në sediljet e pasme si të ishte ndonjë copë leckë. Ajo fërkoi kokën nga tronditja e u ngrit duke qëndruar e ulur.

-Mos më thuaj që je ndonjë mafie ti?- foli tashmë ajo sapo ai hyri në makinë.

-Kush ka parë filma tashmë?

-Qepe, qepe. Me drogë e ke blerë tërë këtë makinë ë?

-Jo kam shitur femra si puna jote.

-Ëhë prandaj dhe ai i pari që më rrëmbeu kishte makinë të mirë.

-Seriozisht për këtë do flasim tani?

-Po për çfarë tjetër?

-Shikoje mirë këtë vend se nuk do e shikosh më kurrë.

-Çfarë? Si? Pse?- ishte konfuze, por nuk donte ta shfaqte.

-Që sot e tutje, ti do jesh e imja kochanie.

-Ti të keqen bën petulla me ujë. Nuk jam e askujt, unë nuk i përkas askujt.

Nuk e kishte kuptuar atë shprehjen e saj alla shqiptarçe, por ama do i vërtetonte të kundërtën e asaj që ajo kishte thënë...

---------------------------------------------

kochanie [lex-Kohanie]-vogëlshe/ëmbëlsirë.

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro