Pjesa 15.
* PAS 3 VITESH*
-Duhet të kesh kujdes. Shefi ka kërkuar trajtim special për të.
-Ik trap. Mos më thuaj mua çfarë të bëj.
-Azra ma dëgjo fjalën. Është klient i rëndësishem.
-Xhuzepe nuk e dëgjove vajzën? Harrove çfarë të bëra herën e fundit që kundërshtove?
-Si mund të harroj 12 ditë në spital? Ti je Allahu na ruajttë!
-Të paktën më njeh. Tani zhduku!- mbylli Xhovana fjalinë saj duke e goditur me shkelm në të pasmet e tij.
-Toke patoke! - i tha menjëherë asaj sapo përplasi derën e dhomës. Kishin kaluar 3 vite dhe ato ishin miqësuar shumë. Xhovana po e mësonte si të mbijetonte në atë betejë që ajo po jetonte dhe ia kishte dalë mjaft mirë.
Ajo ishte kthyer në një femër me karakter të fortë, sikur të ishte bija e Xhovanës. Meshkujt kishin filluar ta merrnin frikë pas nja dy-tre akteve për t'i goditur atje ku nuk u shkelqen Dielli e nga ana tjetër karakteri i saj ishte deformuar krejtësisht.
Nuk qante më, nuk qeshte më, nuk ishte më Sofia në kuptimin e plotë të fjalës. Tashmë ajo ishte Azra, një emër që për shumicën e meshkujve do të thoshte pasion,por kuptimin e vërtetë e dinte vetëm ajo.
Nuk ndiente më, nuk donte tia dinte më. Shpirti i saj ishte kalbur.Ajo kishte vdekur e mbi trupin e saj kishte lindur një femër e fortë,por e skllavëruar.
Donte nuk donte ta pranonte ajo ishte një e tillë. Ajo nuk ishte një femër e lirë, por e nënshtruar ndaj burrave. Ajo ishte kthyer në një skllave-seksi, ishte nënshtruar,pasi forca për të luftuar i kishte shterur. Kishte kryer çdo veprim të ulët e tashmë nuk i bënte asgjë përshtypje, sepse në fund të fundit ajo nuk jetonte më.
Nuk kishte guxuar as të krijonte ndonjë kontakt me nënën e saj. Nuk donte, jo, sepse nuk ndiente më asgjë, e kishte flakur tutje shpirtin e ndjenjat e saj, në një humnerë ku askush nuk mund t'i gjente, madje as vetë ajo.
-Erdhi patoke. Duhet të largohem. -foli Xhovana sapo dëgjoi një të trokitur të lehtë në derë. Kishte erdhur ai klienti për të cilin po flitej së fundmi. Ishte klient i rregullt e të gjitha vajzat e dëshironin, sepse sipas tyre të çonte në qiellin e shtatë, gjë që ajo ende nuk e kishte provuar. Nuk kishte mundur kurrë të merrte kënaqësi nga gjithë ato mardhënie që kishte kryer.
Kishte qënë për një udhëtim pune 3 vjeçar dhe ishte kthyer të provonte vajzën e re për të cilën kishte dëgjuar aq shumë. E re, por dinte si të kënaqte një mashkull.
Kur vajzat e tjera e kishin marrë vesh këtë ishin bërë helm e zeher, por kembës nuk ia hiqnin dot, kështu që ulën kokën e vazhduan punën.
U kthye me shpinë nga ai dhe qëndronte e ulur këmbëkryq në shtrat e veshur me ca petka sterrë të zeza, një rrjetë që perdorej si bluzë lidhur me një zinxhir pas qafores së zezë ngjitur me qafën.Veshja karakteristike që duhet të vishnin të gjitha vajzat për të treguar se ishin ca kuçka, zinxhirin e të cilave e mbante mashkulli.
Nga mbrapa i dukeshin flokët, tashmë ato onde të qëndisura ishin zhdukur dhe ua kishin lënë vendin flokëve të shkurta, pas kokës dhe këto katran të zeza. Çfarë thonë kur një femër pret flokët e saj?!
E vëzhgoi që nga koka deri te fundshpina e saj e ngriti vetullën në shenjë dyshimi. Ishte femra e parë që i qëndronte me shpinë e u bë kurioz për fytyrën e saj, u bë kurioz të lexonte sytë e saj.
-Ça mutin pret? Eja më pallo dhe zhduku.- heshtjen ia theu një zë i fortë femre. Një zë që nuk e konceptonte dot çfarë ishte fshehur në të. E nuk ishte mësuar t'i flisnin kështu femrat, ishte mësuar që gjithmonë si kotele të vinin t'i lëpiheshin. E intrigoi.
-Gattina Selvatico!!
-Leri pallavrat, po eja shpejt se skam nge të merrem me ty.
-Nuk të kanë mësuar të sillesh mirë me mua ?
-Të duket sikur më plas çfarë më thonë të tjerët ?
-Interesante!
-A do bësh gjë apo ke ardhur për t'i mbajtur me dorë?
Qëndronte ende me shpinë nga ai, e painteresuar për ta parë dhe ai pas çdo fjalie bënte një hap më pranë saj. Lëshoi një nënqeshje pas fjalës që ajo i tha. Donte të bënte të fortën, por nuk e dinte ajo që luani para maces nuk do tia dijë.
-Vajzat e mira nuk përdorin fjalë të pista Gattina.
-Po kurvat përdorin ama.
I shkaktoi një dridhje perkufizimi i saj për veten, nuk e kuptoi përse kur dhe ai e dinte që ishte e vërtetë. Thjesht e urrente këtë fjalë, që një femër të quhej kurvë.
Qëndronte fill pas shpinës së saj e u përkul pak për tiu afruar edhe më pranë.
-Azra ëë?
-Mos do më marrësh nuse për në shtëpi që bën kaq pyetje? A do mbarosh punë e të ikësh apo të iki unë?
-Thua të jetë pasion vallë kuptimi i këtij emri?- iu afrua edhe me prane veshit e së bashku me këto fjalë nxorri një shtullungë ajri. Mishi iu bë kokrra-kokrra e ndjeu një furi emocionesh t'i shkonin deri në gishtin e madh të këmbës, por u mundua të mos e jepte veten.
Pasi u gëlltit paksa me vështirësi nga aroma e kolonjës që po i çante hundët, arriti të flasë, por me një zë më të butë.
-Ashtu është.
E ai lëshoi një nënqeshje të vogël ironike.
-Përse e quan veten kurvë kur ke vendosur ta quash përjetësisht 'e virgjër'?
U habit e ktheu menjëherë fytyrën nga ai duke e vështruar me një shikim të habitur thellë në sy duke bërë që disa baluke t'i binin para e t'i mbulonin sytë. Si kishte arritur të gjente kuptimin e emrit të saj? Azra do të thotë e virgjër, por gjithmone e kishte thënë ndryshe. Nuk donte që askush të kuptonte atë emër, sepse në të fshihej gjithë qenia e saj e burgosur, dhe jo nga ana seksuale. Me fjalën 'e virgjër' ajo nënkuptonte diçka tjetër.
Kishte mbetur ashtu, si e ngrirë duke vështruar sytë e tij e në mendjen e saj po bluante qindra mendime e ide. Ai mashkull nga vetëm një fjali e bëri të ndiente diçka, edhe pse nuk donte ta pranonte.
Kërciti gishtat dy herë rradhazi njëri me tjetrin për ta zgjuar nga përhumbja dhe kështu ndodhi. Menjëherë mori një pamje të ftohtë në fytyrë e të shkujdesur. Për një moment sytë që dot nuk i komandoi vendosën të ekploronin portretin që para kishin. Ishin kaq afër sa mund të dëgjonin frymëmarrjet e njëri-tjetrit. Ai i ulur në gjunjë me duart e lëshuara mbi prehërin e tij dhe ajo mbi shtrat e ulur , kthyer tashmë përballë tij, qëndronte pakëz më lart sesa ai.
Flokët shkrumb të zeza qëndronin në një mënyrë të shkujdesur duke bërë që dy-tre fije të ishin shkëputur nga turma e të binin mbi sytë e tij. Sytë karamel ishin gërshetuar me sytë e saj dhe seç po mundoheshin të thoshin, por që asnjëri nuk e kuptonte dot. Zbriti vëzhgimin drejt buzëve të tij mishtore e të plota dhe si duket ai menjëherë e kuptoi zhbirimin e saj pasi e mirëpriti eksplorimin e saj duke lagur buzët, gjë që atë e bëri të kërcejë përpjetë. Ishte fokusuar aq shumë në buzët e tij saqë ajo lëvizje e vogël, i shkaktoi ca drithërima të menjëhershme në gjithë trupin.
Kishte lënë pak mjekër për t'i shtuar edhe më tepër detaje portretit të tij mashkullor.
-Hë, ç'duket gjendja?- foli ai pas disa sekondash duke ngritur vetullën e tij të majtë dhe një nënqeshje e vogël u dallua nga buzët e tij.
I erdhi inat që ai e kishte kapur mat duke e parë aq imtësisht, por nuk ishte faji i saj që ai ishte aq i kuruar dhe nuk do e bënte veten.
-Trap Italian!-shfryu duke u ngritur në këmbë, u kthye me shpinë nga ai duke vëzhguar nga dritarja e dhomës së saj. Shikonte flokët e borës sesi binin ngadalë e humbiste teksa i vëzhgonte. Dikur shiun, e tani borën...
-Më shiko në sy.- i tha ai teksa iu afrua pranë. Çuditërisht, as vetë nuk e kuptoi përse bëri atë që tha pa kundërshtuar.
Bëri çmos të kuptonte atë femër, të nxirrte ndonjë gjë nga sytë e saj, por çuditërisht nuk gjeti gjë. Ishte bosh!! U habit... Duhet të gjente ndonjë fije trishtimi ose pasioni, duhet të gjente ndonjë ndjenjë inati apo mërzie, por tek ajo nuk gjeti asgjë...
U tremb! Vetëm njerzit e vdekur nuk kanë ndjenja, mos ndoshta i kishte rënë për pjesë të pallonte një viktimë?
E në fakt e tillë ishte ajo, një viktimë e fatit dhe e jetës. Një viktimë...
---------------------------------
*Gattina Selvatico - Kotele e egërr
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro