Pjesa 10.
Te gjithe ishin gezuar pa mase kur ajo u kishte permendur darken e punes e dukej sikur nje rreze shprese kishte perqafuar fytyren e te gjitheve.
Deshironte t'i linte pershtypje te mira pronarit dhe te dukej si nje vajze serioze qe do e kryente mire punen. Ondet e saj nuk i kishte levizur, thjesht ua kishte rregulluar paksa formen,kishte veshur nje fustan te thjeshte te zi, teper serioz e me nje dekolte te mbyllur qe te linte pershtypjen e nje njeriu serioz, shoqeruar me nje pale taka jo shume te larta. Nje lyerje fare e thjeshte karakterizonte fytyren e saj, pudra qe mezi dallohej , rimeli dhe ndricuesi i buzeve.
Ishte nje vajze e thjeshte dhe teper e bukur. Tiparet e fytyres se saj ishin kaq te lezetshme, te pikturuara me delikatese dhe teper te embla.Sa keq qe ato tipare shpesh here mbusheshin me vurrata!
Mori fryme thelle para se te shtynte deren e rende prej xhami dhe ta gjente veten perseri ne ate ambient te ngrohte. Nje ngjyre mjalti vishte muret, dritat e bardha paksa te zbehta, muzika e ngrohte dhe e qete...Gjithcka ishte si naten e kaluar me perjashtim te dickaje. Ne holl nuk ndodhej askush, perpos djaloshit 25-vjecar qe e priste ne tavoline me syte nga ora duke perplasur kemben ne forme ankthi mbi pllakat e argjendta.
-Pershendetje zoteri.- foli me nje ze te vaket qe mezi degjohej.
-Jeni 5-minuta me vonese. Perpos genjeshtrave, urrej dhe vonesat.
C'i dukej vetja ketij?! Sikur po e pyeste kush cfare urrente. Cfare halli kishte ajo, e cfare brockulliste zoteria serioz.
-Kerkoj ndjese.- tha duke rrotulluar syte ne forme bezdisjeje dhe me pas u ul ne tavoline.
-Etika juaj e veshjes terheq vemendje. Zgjedhje e mire!
-Faleminderit.- i beri pershtypje sesi nje njeri si ai dinte edhe te bente komplimente dhe u ndje krenare per veten qe kishte zgjedhur ate veshje. Ne shume pak kohe kishe arritur te njihte karakterin e tij.
-Sic e shikoni, kam boshuar hollin per kete interviste,sepse jeni nje ceshtje delikate,pasi jeni nje minorene, keshtu qe ben mire te fillojme.Perse do punosh ?
Dreq o pune! Ajo ishte kthyer ne nje ceshtje tashme, jo ne nje individ. Edhe si te mos mjaftonte kjo, e pyeste perseri perse do punonte.
A thua se nuk i rrihej ne shtepi, duke qendruar per shtate pale qejfe, kemba mbi kemben ne kolltukun prej meshini me laptopin para duke lundruar ne internet, me pjaten e biskotave e nje filxhan caji ne dore, e prinderit qe e pyesnin here pas here se ku deshironte t'i kalonte pushimet verore?! Vetem kjo ide, e coi ne nje bote tjeter dhe, kur u kthye ne realitet kuptoi se syte i kishte gati te perlotur, u permblodh dhe vendosi t'i ktheje pergjigje.
-Gjendja e veshtire ekonomike.- foli shkurt. Nuk donte te rremonte mbi jeten e saj.
-Perse?! Nuk punojne prinderit tuaj?
-Nuk mendoj se duhet te dini kaq.
-Une mendoj se duhet te di perderisa do punesoj nje minorene.
Shfryu e dorezuar. Duhet te tregonte cdo gje nese deshironte te hynte ne ate dreq pune. T'i hapte barkun nje personi qe nuk e njihte, vetem e vetem qe ta merrte ne pune. Mrekulli! Ama, ana pozitive ishte se po i hapte barkun, jo dicka tjeter.
-Babai alkoolist me ka bere nje jetese teper te veshtire duke ushtruar dhune te vazhdueshme psikologjike dhe fizike kundrejt meje dhe nenes sime e kjo vazhdoideri ne momentin qe me perzuri nga shtepia se ashtu i thane xhindet atij. Tashme jetoj te halla ime, se bashku me te, kater femijet dhe bashkeshortin e cila ka nje gjendje teper te veshtire ekonomike dhe po kuptoj se ua kam bere edhe me te veshtire jeten ketyre te fundit. Nese nuk hyj ne pune, dal ne rruge.- kishte rrefyer mese sinqerisht dhe nderkohe qe kishte mbaruar ndjeu lotet t'i preknin vetvetiu syte,por me gishtin tregues menjehere i fshiu ato lote, duke mos lejuar te binin poshte. Ajo i kishte perjetuar te gjitha ato, boll kishte qare kur i kishte jetuar, nuk do te qante dhe kur i tregonte. Po perpiqej te fillonte nje jete te re, po perpiqej te ishte e forte. Deshironte te behej e zonja e vetes e me pas te nxirrte dhe nenen nga ajo biruce, e te jetonin te dyja te lumtura, larg cdo gjeje qe denjonte tu prishte lumturine.
Ai pasi kishte qendruar per disa minuta ne heshtje, psheretiu i menduar dhe me ne fund arriti te flase.
-Kuptoj. Me lejoni te ngreme nje dolli me fund per punen tende te re.- iu referua gotave te qelqta sa nje poc te mbushura pak me vere te kuqe.
Nderkohe, nga ana tjeter, ajo nuk mund t'u besonte vesheve ate qe kishte degjuar, me ne fund kishte gjetur pune, me ne fund... Pa u menduar dy here, ne fytyre iu krijua nje buzeqeshje e cilter dhe e sinqerte. Leshoi nje "faleminderit" gjithe gaz para se te dy te kthenin gotat me fund.
Ishte duke i folur per kushtet e punes, nderkohe qe ndjeu nje marrje te theksuar mendsh. Ta kishte zene pija valle?! Ate nuk e zinte shpesh, madje i kujtohej cdo vit te ri te pinte nga 2-3 gota vere se bashku me babain e saj dhe per cudi ishte ne gjendje mjaft te mire, ndersa tashme nga nje gjysme gote po i sillej bota rrotull. Cudi !
-Jeni mire?!- foli ai kur kuptoi shperqendrimin e saj.
-Ndihem cuditshem.
-S'qenke nje pijanece e mire.
Ishte pikerisht ky moment kur pa se me ne fund ai djalosh serioz krijoi nje vijezim ne buzet e tij, me ne fund kishte qeshur.
-Mendoj se duhet te shkoj ne shtepi.
-Edhe une keshtu mendoj.
Beri te ngrihej nga tavolina , por po te mos kishte qene per doren e tij qe do e mbante duke e shtrenguar fort pas belit sikur te ishte nje qelq, e nese do te binte do te thyhej, do kishte puthur dyshemene. Si te mos mjaftonte qe mendja po i vinte rrotull, e beri dhe me te veshtire situaten dora e tij te fundshpina e saj. Sec ndjeu nje dritherime t'i pershkonte gjithe trupin, u ndje mire te shikonte se dikush po tregonte kujdes per te, u ndje mire te shikonte per disa sekonda ngultazi ne sy nje mashkull qe dinte dhe gjeste te tjera pervec dhunes.
-Vera ishte gabimi im.Nuk duhet tua kisha ofruar duke marre parasysh dhe moshen tuaj. Dreq o pune, u tregova hajvan,kerkoj ndjese.
-Perse duhet ta permendi gjithmone moshen time?
-Me thuaj ku e ke shtepine te te coj.- injoroi pyetjen e saj.
-S'ka nevoje.- ia priti ajo menjehere.
-Nuk kam nevoje per nje punetore te aksidentuar diten e neserme.-i buzeqeshi lehtas per t'i treguar se nese ikte vetem, me siguri qe do i ndodhte dicka. Ajo duke pare gjendjen e saj, i buzeqeshi lehtas , tundi koken duke psheretire e dorezuar e la ate te kuptonte se kishte pranuar.
Duke u perpjekur te mos krijonte asnje moment te sikletshem per vajzen, ai e mbante duke e lejuar krahun e saj mbi qafen e tij. Si te mos mjaftonte kjo, i hodhi kraheve dhe xhupin e tij sterre te zi prej meshini,sepse kishte filluar perseri shiu e vazhduan te ecnin, duke kaluar bulevardin ,drejt Range-Roverit gri parkuar ne qoshen tjeter te rruges.
Me kujdes e uli ne sediljen e prapme duke i vene rripin e sigurimit. Nuk mendoi se do e gjente gje e keqe me ate djalosh aq te kujdesshem e nga ana tjeter nuk kishte asnje zgjidhje. Forcat e kishin leshuar e ndihej cuditshem.
E ndiente veten si kurre me pare. Te rraskapitur, te lodhur e mezi po mbante hapur syte. Ndiente sikur ishte duke mbajtur nje peshe te madhe mbi supe,ndiente nje erresire t'i trokiste here pas here ne mendjen dhe vezhgimin e saj.
-Zonjush Sofia? - u degjua zeri i tij qe si duket kishte vene re perhumbjen e saj. E kishte zene gjumi, nje gjume i thelle, vertet i thelle, nje gjume qe nuk duhet ta zaptonte te gjoren vogelushe, nje gjume qe do e conte ne ujera te tjera, katran te zeza , kunderrmuese.
Duke e pare nga pasqyra, leshoi nje nenqeshje te vogel dhe fitimtare. Perse valle?!
Let the fun begin....
-------------------------------------
Kjo pjesë shkon për një njeri te mrekullueshem qe e kam njohur ketu ne Wattpad, Jonen, qe na u rrit sot plot 27 vjet. Te uroj gjithe te mirat e kesaj bote bukuri, shpresoj qe cdo enderr e jotja te realizohet dhe gjithmone te jesh e lumtur se bashku me familjen tende dhe cdo person qe ti do.Dua te te them se cdo person qe te njeh eshte i bekuar nga prezenca jote dhe me fat qe te ka dhe nje prej tyre jam dhe une. Nese ti mua me thua qe jam perversja *muahahaha* atehere ti je nje engjell i derguar ne toke.♥ Shume urime Shume urimee!! Kalofsh sa me bukur sot dhe me ler nje cope torte se kjo eshte kryesorja,( mundesisht me cokollate)
Te perqafojjj forttt & te kam shumee xhannn @Jasemintafa
-Avi!
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro