Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

nja (prolog)

Në Tiranë bën ftohtë që në fillim të tetorit. Me të ikur zagushia e fillim vjeshtës, fryn një erë brisk që t'i mpin duart herët në mëngjes, ndërsa dielli i mes drekës ta nxeh shpinën, e vesa e agimit bën gjasme, se nuk kish qënë aty në majë të shapkave.
Mbaj mend që në një mëngjes të tillë, imë më më shoqëroi të rinovonim pashaportën. Duart i fshihja tërë kohës nën mëngët e gjata të trikos së leshtë blu, të cilën ma kish dhuruar një mikeshë në vit të parë të gjimnazit.

"T'i kishe drejtuar pak flokët, sa për foton. Shih si të janë hapur." - protestonte teksa rrotullonte foton katrore në mes të duarve të rropatura, por sytë nuk i lëshonte për asnjë moment mbi të.

"Shkojmë në shtëpi! Kam shumë ftohtë." -ja ktheva unë menjëherë.

I druhesha njerëzve të qytetit më shumë se të ftohtit të mëngjesit që më rrihte gjoksin. Po të më vështronin me sytë e përhumbur unë do dëshiroja të zhdukesha nën dhè. Ky ishte një cikël lehtësisht i evitueshëm sepse unë preferoja të varrosja shikimin nën shapkat me cep të grisur, vesa e të cilave ishte shkundur tek dera e dhomës së fotografisë, sesa të shihja veten në vështrimet e tyre.

"Mbaje kokën pak më drejt të lutem!" -bërtiti djaloshi i cili e shoqëroi urdhërin me një lëvizje dore, e në ato momente vërejta fytyrën e zbehtë rreth atyre syve të zinj, të veshur me habi.

"Të them të vërtetën, nuk më intereson si dal në foto. Mjafton të mbarojmë punë shpejt." -drejtova kokën teksa ndjeja flokët gjysëm të lagur të më binin në gjoks. Ai qeshi dhe shkrepi dy herë aparatin.

Zbritëm prej urbanit tek rruga e Elbasanit. Ime më' më vendosi në duar fotografitë dhe disa monedha. Kur ceku në lëkurën time, dora e saj u duk shumë e shëmtuar. Copat e dala ishin fortësuar e vjerrë në lëkurë aq sa të gërvishtnin, ndërsa thonjtë i ishin qarkuar me një të zezë balte, që baltës i ngjasonte, po baltë nuk ishte.

"Merri me vete, haji në shtëpi!" -më fliste me ton të butë, ndërkohë që fuste në qesen e bardhë disa kokrra kivi dhe një ananas.

Në mendje më ziente diçka. Si ajo kujonte se mund ta blinte harresën me një ananas, i cili në duart e mia të buta e bënte atë një nënë të mirë. Një veprim i tillë vetëm më tregonte sa pak nënë kishte qënë ajo femër për mua.

Prita në stacion urbanin për disa minuta. Era përplasej në qesen e bardhë duke krijuar një zhurmë të padurueshme, duke bërë të pamundur të mbaja rradhën e mendimeve. Hera herës mendja më shkonte tek ime më, e cila pasi më kish dorëzuar qesen ishte zhdukur në mes të njerëzve, pastaj tek ananasi në qese. Këtë të fundit e preva me kujdes dhe kollofita gjysmën kur mbërrita në shtëpi.

Edhe unë si ime më' refuzoja të shihja pasqyrimin tim, ama vrajat mbi lëkurë nuk pushonin së dhemburi.

Po unë, ku të arratisesha?










______________________________________

Dashniat e mia ju,

Kam ardh me ju ça bëthën dhe me ju ba me qa.

Puq!

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro