katër
Kujdes: ngjarjet më poshtë kanë përmbajtje të ashpër dhe trajtojnë tema delikate, lexoni po ua majti bëtha veç!
Kishin kaluar dy ditë, që kur kisha ardhur në Kukës. Dy ditë të pafundme me një shi që rrëzoi të gjelbrën e mbetur prej kodrinave, në oborrin e hallakatur të shtëpisë së vjetër. Kohë grabitëse, që ish ulur në mes gjoks e ushqehej me ç'ndjenja kishin mbetur në mua. E unë kisha mbetur krejt e pafuqishme në dyshemenë me pllaka të pikëzuara keq, pa asnjë shprehi në fytyrë.
Vetëm kur dielli puthi një cep të dhomës së lagësht afër perëndimit, u zvarrita dramatikisht për të shtyrë tutje derën e drunjtë. Ajri i rënduar i drurit të lagësht më zvaniste kujtimet e hidhura të fëmijërisë. Një fëmijëri plot aroma që po të nguliteshin në mendje, të sosnin kujtimet për të ardhmen. Nuk kishte më aroma të tjera që të mund zëvëndësonin një të tillë vegjëli. Duke përjashtuar lëkurën e Luigjit. Kur mbështesja kokën në të ndihesha sikur i kisha gjetur vetes liri, dhe unë e gjeta veten në dashuri me një kujtim të ri. Në mua kish vend për të.
Mendimet për Luigjin m'i ndërpreu një erë që u përplas fort në dritare e me të kthyer kokën ndjeva një dritë të çuditshme në cep të syrit. Në fillim nuk i kushtova rëndësi, por një të tillë dritë të çuditshme e hasa gjatë gjithë mbrëmjes. Një herë kur mbylla derën në mbrëmje, në divanin me pambuk të mbushur, e para se të më dilte gjumi në tre. Të nesërmen drita mori një figurë të çudishme. I përngjasonte një tuneli me të bardhë e të zezë që rrotulloheshin në kërcim e humbnin veç kur ulërija për ndihmë.
Pas një jave të lodhur, shirat kishin pushuar, mirëpo dielli nuk arrinte dot të prekte poshtë kodrinës. Ishte veç një fushë e lagësht me dy shtëpi të mjeruara përballë njëra-tjetrës, ku në oxhakun e njërës dilte një tym gri e pasi shpërthente, humbte ndër re.
Unë renda drejt saj, kur kuptova që prej ulërimave dhe të qarave kisha filluar të mbesja pa zë e të çjerrat në fytyrë ishin mbuluar me kore gjaku. Më kishte mbirë një zgjidhje në krye, që do u jepte fund dhimbjeve, po' teksa po humbja veten ndjeja një forcë të më udhëhiqte. Dua të them unë isha e vetëdijshme që po vrapoja drejt shtëpisë me çati të kuqe, por nuk doja të hidhja asnjë hap.
Trokita e prita me duart në xhepa që të më përgjigjej dikush, e nga pas derës dëgjova rënkime e një zë të mbytur që më kërkonte të prisja për disa minuta.
"Ty të është ngjitur një hije!" - belbëzoi një grua në moshë të mesme duke ngritur shaminë e bardhë të kokës për të mbuluar flokët e kaftë,e me një lëvizje të dorës lajmëroi tërë gëzim të ëmën.
Në Kukës kisha qënë pak herë, dhe në shtëpinë e prindërve të mi nuk kisha shkelur kurrë këmbë. Veç dija që përballë jetonin një burrë e grua të pafëmijë, e kur hidhërimi i kish marrë jetën njërit, gruaja kish sjellë të ëmën për të shtyrë marrëzinë. Histori që i dëgjoja përciptazi kur prindërit e mi linin zënkat mënjanë e mundoheshin të kujtonin si ishte të jetoje në tokë tënde. Gjithmonë më kujtohej një histori të cilën e tregonte ime më. Ishte rreth një djali që kish gjetur një granatë në arë dhe të cilën e tregonte tërë buzëqeshje e krenari para grupit të shokëve si lodrën e re. Ime më' duke u ngritur tri herë nga ku ish ulur, i tregonte babait tim sesi i ish përgjëruar Dilaverit që t'a mbante në duar e në ato momonete ai hidhet prej degës së mollës tërë vetëbesim e hedh dy hapa nga daja i tij që ish veç dy vjet më i madh. "Unë nuk ja jap as daj's e jo ma ty!" - e me një buzëqeshje tërheq telin duke u hedhur në ajër i bërë thërrime. Më pas kujtonin sesi dorën e dajës të të mjerit e kishin gjetur tri ditë pas varrimit e që ky i fundit kish tri fëmijë edhe pse me një dorë.
"Ke mëkatuar moj!" -ulëriti plaka me flokë të rrallë teksa rrihte brumin pranë sobës së drunjtë.
"Unë, unë... nuk besoj në të tilla gjëra!" -bërtita edhe unë duke hedhur hapa të vegjël brenda shtëpisë.
"Nëse është kështu si thua ti, pse të është qepur një shpirt i ligë?"
"E mban mend vajzën e Blertës ma. Vajzë e kulluar e shkeli në bisht."
"Por shpirti i mirë nuk të shpëton nga vendimet e këqija."
E gjeta veten në një diskutim të marrë që nisi prej meje por unë veç e dëgjoja e ulur në poltronin afër sobës nga ku aroma e bukës së pjekur më ngjalli kujtimet në shtëpinë e gjyshes. Si për dreq më vunë para një copë bukë të ngrohtë e dhallë, e në sytë e plakës pashë mëshirë, gjë të cilën unë as nuk e kërkoja e as nuk e gjeta në sytë e gjyshes time.
Më pas më ndodhi diçka që më bëri edhe më konfuze. Zëri i dy grave filloi të shuhej e unë veç dëgjoja një pipëtime afër veshit. Në një moment ndjeva sikur isha gllabëruar nga tuneli në cep të syrit, dhe e tërë bota më villte vrer në atë pipëtimë.
Përballë meje qëndronte plaka me flokë të grinjtë që lëvizte duart me vaj të bukës në formë rrethi. Në ato momente me një shpejtësi që nuk e zotëroja e shtyva mënjanë e duart e saj të vajosura bënë një zhurme kërcitëse mbi sobën e nxehtë. Pastaj unë qesha me një zë të huaj e kur dhimbja në stomak u ndje si shkrepëtimë, vrapova pa e ditur ku doja të shkoja.
I ndjeja këmbët e lodhura. Po ngjitesha në të përpjetën e kodrinës duke u hedhur sa te një degë në tjetrën, ndërsa e qeshura histerike kish pushuar. Arrita në një pikë që nuk i ndjeja më këmbët dhe kisha shumë frikë të ktheja kokën për të parë sa lart isha, kështuqë fillova të ngulja thonjtë në dhè e të ngjitesha veç me duar. Para se të mbërrija në majë drita dy ngjyrëshe u shua. Arrija të ndjeja këmbët e gjakosura e një dhimbje therëse në fund-bark e në njërën prej duarve. Kisha kontroll të plotë të vetes e nuk më pëlqente asnjë ndjenjë që u ringjall në mua. Fillova të qaja e frikësuar dhe mendova që kish ardhur koha për t'i dhënë fund këtij filmi të pakuptimtë.
U ngrita në këmbë dhe u betova që do të hidhesha, duke shpresuar që të mos ndjeja dhimbje teksa vdisja.
________________________________________
An: Tani ju mund të mos e besoni, por historia asht bazu në ngjarje reale dhe shumica e personazheve jetojnë e gjallojnë nëpër glob xp
Ps: po e mbaj premtimin A.I
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro