1-14 (pa ngjyra)
Vetem 3 dite kishte kaluar ne cadren e zeze te sherimit se bashku me te plagosurit e tjere, te cilet u detyruan te ngriheshin e te strehoeshin ne cadrat e percaktuara.
3 dite te mbushura me thirrje per ndihme ne mendjen e tij e nje qiell roze vallezues qe pasuan me nje lajm te trishte qe i tundi cdo mendim madje edhe ato me te thellet , te fshehur diku larg ne toka te pashkelura.
"Jusuf te kemi thirrur per te te dhene nje detyre te re. Vetem te ty kemi besim qe mund ta kryesh kete pune me sukses."
Dora qendronte kercenueshem ne shpatullen e tij dhe syte kercenin rrezikshem e dinakerisht me te zinjte e Jusufit.
"Me thoni!" Konfirimi ishte i kote sepse ne ato vise shkreterire te rrethuara me male shkembore te larget , nese te jepej nje detyre duhej ta kryeje ose koka te ikte oara se goja te thonte jo.
"Pas disa ditesh do kthehesh ne vendin tend dhe duke qene se na ke tregyar se di te perdoresh armen shume mire kjo detyre te ngarkohet vetem ty. Na duhet ti japim nje mesazh botes perendimore dhe ky eshte nje shanc per te mos u humbur.".
Nje shanc per tu kthyer ne shtepi afer babait. Nje shanc per tiu rikthyer ndjenjave te vjetra ndoshta me mundesi te reja per tu dashuruar. Nje mundesi per te vene ne zbatim planin e tij ndoshta.
U largua i mpire duke mos ditur cte ndjente teksa dy ndjenja i perplaseshin me njera tjetren duke i ngacmuar zemren e syte e perlotur.
***
"Si ndihesh Mustafa?"
Nje heshtje spitalore e perzier me eren karakteristike qe shoqerohej me shikime te shkurtra qe nguleshin me pas ne tavanin e bardhe.
"Dukesh me mire ne fakt."
Buzeqeshja e tij perplasej ne syte e perlotur te Mustafait qe ziheshin per te pershpejtuar drejt rruges se faqeve. Pamundesia per te shprehur ndonje ndjenje ne fytyre e trishtonte dhe me shume shpirtin e tij.
"Akoma po bejme kerkime per Jusufin. I gjithe stafi eshte vene ne kerkim. Shpresojme ta gjejme se shpejti dhe do ta gjejme. Eshte nje premtim."
Nxitoi me hapa te medhenj per te mbyllur deren e cila kerciste nga levizjet e tij teksa qendronte i mbeshtetur ne te. Mendoi per te birin e vdekur dhe arsyet e tij qe ishin zbuluar vetem nje nate me pare.
Qante me ze duke bere pergjegjes veten per gjendjen e Mustafait qe kur mesoi se i biri ishte perdhunuar kishte kaluar nje krize infarkti. Qante per zerin e tij qe kishte humbur tingullin e levizjet e tij qe skishin me energji.
Mustafai kishte mbetur i paralizuar dhe mjaftohej me ato dridhje dere e ata lote qe me shpejtesi ngrohnin faqet per te njomur jastikun e bardhe.
Degjonte mikun e tij me te mire te mbante lotet teksa fliste ne telefon me nje ze plot inat.
"Po do te vi une ne rajon. Sigurohu qe kamerat te jene te fikura. Do e marr ne pyetje ate bir bu***** menjehere sapo te vi. Mos lajmero askend!"
Nje tjeter lot qe tashme per te simbolizonin fjale, per ti thene qe te mos bente ndonje budallallek.
Merti ishte zbuluar dhe para burgut i duhej te kalonte torturat qe ishin pergatitur per te. Burgu do e priste me sy te nxire e ndonje frakture me te rende. Inat i pasosur ne ate trup qe jetoi si te ishte mbret i botes se tij te vogel.
***
Gjate rruges qendroi i heshtur sepse skishte shume cte thonte me veten qe vazhdonte te luftonte me dy ndjenjat perplasese.
Kishte kaluar kater ore te parehatshme ne ate zone te ngushte siper kamionit ndricues me borine cjerrese. Edhe dy ore te tjera per te arritur ne shtepi mendonte me vete. Edhe dy ore te tjera per te qene afer te atit e per tiu rikthyer jetes se tij te rrenuar duke mos ditur se c'fat ishte rezervuar tanime per te.
Kishte vendosur te hiqte dore nga hakmarrja e te jetonte jeten qe i ishte falur. Kishte vendosur te rifitonte gjerat qe humbi e te merrte ato qe kurre si pati.
"Arritem. Zbrisni!"
Zeri i trashe i kamionistit iu duk si kambana e fillimit te jetes qe pati. Zbriti ne rruget e asfaltuara te qytezes se tij dhe kujtimet iu zbrazen me mall neper to. I kishin munguar oemet e shkurtra te mbjella anash rruges ngjitur me pallatet jo shume te larta si neper qytetet moderne qe mbysin hapsirat.
Vrapoi me hapa te medhenj drejt rruges se shtepise se tij por beri vec nje cope rruge per tu ndalur nga zeri i kamionistit.
"Hej idiot! Per ku po vrapon keshtu? Eja ketu!"
Iu venit dhe ajo buzeqeshje e thyer ne fytyre e i ra pertoke. Iu shua dhe ndjenja e mallit me hapat qe kercisnin ne asfaltin me arome shiu. Asgje sdo ishte me njelloj per te dhe ai e kuptoi kete pikerisht ne momentin qe disa celesa iu leshuan zhurmshem ne pellemben e dores.
"Do jetosh ne hotelin perballe dhe te jesh gati sepse nuk dihet kur jepet sinjali. Brenda dhomes ke armen. Punen qe ke nisur duhet ta kryesh."
Eci pa deshire drejt hotelit me celesat qe i vareshin ne duar plot mekat. Perplasi deren e drunjte dhe terhoqi nje karrige afer dritares.
Pa levizjet e kamionistit gjigand te largohej dhe syte i humben ne vijen e horizontit qe kishte fshehur bishtin pas ndertesave te tjera.
Sa e veshtire po i dukej largimi nga balta ne te cilen kishte zhytyr koken. Sa mall mbante ne ata sy te zinj qe rridhnin fjale te pathena.
"Me duhet te te takoj baba. Kam nevoje per ty. Per dashurine tende. Kam nevoje per shpetimin tim."
Sa keq qe shpetimi i tij ishte vrare nga e njejta vrasje qe kishte vrare edhe jeten e tij.
O sa koh mka hanger kjo pjesaa edhe asht shm kot (ka dhe me kot xp)
Si po ju duket dhjetori njerez?
#kamtakuatitalianendje 💥
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro