Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

0-8 (blu)

Po pres qe kjo fasade e kurdisur ne lote te perfundoje e familja e Edmondit te kete mundesine te mbaje zine ne shtepite e tyre te ngrohta me nje ngrohtesi qe do iu kujtoje trupin e akullt te tij kur e preknin per ta rikthyer ne jete ne morg.

Po pres qe vajtimet te pushojne ne menyre qe te mund te sjell ndermend te qeshuren e  Edit dhe fjalet e fundit te thena nga goja e tij.

Po pres ky cirk te mbaroje duke mos dashur qe trupi i tij te zhduket pergjithmone.

Kishin kaluar plote dy dite qe nga dita qe policia trokiti ate mengjes ne deren e shtepise te babit te Edmondit. Dy police me pamje njerezore te trishte qe lajmeronin kolegun e tyre per nje fatkeqesi qe troket ne cdo prag. Sepse fatkeqesite nuk kishin menyre tjeter vecse te uleshin ne pragje dyersh e te prisnin te zotet per ti rrembyer ne vorbullen e tyre te shemtise se pashmangshme. Dy dite qe vajtimet ne shtepine e tij nuk pushonin duke i dhene shtepise hijen blu te trishtimit.

Mbylli kapakun blu te bllokut. Veshi nje bluze te zeze rastesore dhe nje pale pantallona blu te errta. Ndjeu faqen ti lagej nga dy lote te nxehte te cilat nxitoi ti fshinte me pellemben e dores se shkurter e te trashe me gishterinjte tejet te vegjel. Trokiti dy here ne deren e te atit i cili e mori ne perqafim duke i thene qe parajsa ishte shtepia e Edmondit tanime. Ne ate shtepi nuk ka fatkeqesi qe rrine krahe-kryqezuar ne prag te deres duke pritur qenie per ti shoqeruar ne mjerim.
Shtrengoi fort belin e te atit duke falenderuar Zotin nen ze qe ai ishte akoma aty. Te pakten nje njeri qe e donte pa kushte per ate qe ishte dhe nuk ishte qendronte prane tij ne tentative per ti lehtesuar dhimbjen kraharorshpuese.

"Je gati?"

Gati te ecnin kryelarte, me lote te fshehur mire per te trokitur ne ate dere ku edhe trokitja kishte zhurme vajtuese. Gati per shfaqjen teatrale me te veshtire ku aktrimi i tyre presupozohej tu falte ngushellim personave qe ndjenin boshellek edhe ne ajrin e dendur qe thithnin.

Ecen perkrah njeri tjetrit ne heshtje, sepse fjalet ishin te largeta per shpirtin e tyre te mbytur ne blu, nje shpirt i trishte blu.
Ngriti kryet lart per te marre fryme duke kerkuar per nje shenje te parajses sikur parajsa te ishte fshehur pas atyre reve te atij qielli te erret blu qe premtonte te tjera stuhi.

"Qofte i xhenetit!"

Vetem atehere kur parajsa u permend arriti te kthehej ne realitetin e tij duke shkermoqur copezat e qiellit qe kishte keputur per ti futur brenda asaj shtepie. Nje cope qielli blu qe ata te kishin serish edmondin mes tyre.

"Moret vesh ndonje gje pse i ndodhi kjo Edit?"

Ndjeu nje pickim nga i ati si nje qortim per pyetjen idiote te tij qe do trishtonte edhe me trishtimet e tyre qe dukej se ishin fshehur aq thelle saqe syte e pafajshem te Jusufit nuk i dallonin. Nuk arrinin te dallonin shtrirjen e asaj familje qe priste e nxirrte miq nga shtepia sikur ajo ngjarje e erret te ishte gjeja me normale ne bote. Ishte force qe lind nga dhimbjet me fytyren e vdekjes se shemtuar.

"Nuk dihet akoma asgje. E vetmja gje qe dime eshte se Edmondi kishte rrembyer armen time duke perfituar nga rasti qe kemi qene ne feste per fejesen e Lunes . Nga ajo arme ishte shtene por fatmiresisht nuk ishte vrare askush pasi plumbi skishte mundur te dilte nga arma. Te pakten nuk ishte bere nje vrases. Ndoshta personi qe ka dashur Edmondi ta vrase thjeshte eshte vetembrojtur. Po presim raportin zyrtar nga policia."

"Pse do ta bente ate gje Edmondi. Te gjithe e dime c'shpirt ka ai."

Shpirti i tij do endej diku neper hapsirat e panjohura per te jetuar nje jete te lire.

"Ne fakt te gjithe vume re nje sjellje ndryshe te tij qe prej nje jave. Ishte nje nate pasi ai fjeti ne shtepine tuaj. Qe prej asaj dite ai ishte ndryshe, vazhdimisht humbte ne mendime. Mendojm se ndoshta e ka ngacmuar dikush ne shkolle dhe ka dashur ti jape fund atij kercenimi."

Guximi i tij ne te folur me zerin qe i dridhej tregonte qe ai  ishte gati tia kepuste te qares per copen e shpirtit te tij te keputur ne menyre makaber per ta nisur ne hapsire qe as nuk dihej ne ekzistonte. Nje ze qe u be me i larte teksa pershendeste miqte e tjere.

"Diten qe fjeti nga ne." Perseriti nen ze Mustafai teksa pa ne sy Jusufin.

Ajo dite i kujtoi Mertin padashur. Mendoi per nje cast ne mos Merti bullonte edhe Edin por Edmondi i tregonte cdo gje. Me pas iu kujtua genjeshtra per te blere nje dhurate per motren. Gjithcka ishte nje cope e madhe pazulli per Jusfin qe spo dinte ta shihte ne kendin e duhur ate.

"Jusuf. Edi me tha qe keni fjetur ne shtepine e tij tani  i ati me thote qe  keni qene ne shtepine tone? A ka ndonje gje tjeter te cilen duhet te di teksa ju i dilni per zot njeri tjetrit?"

"O zot!" Bertiti ne fytyren e te atit teksa vrapoi per te dale jashte. U mbeshtet i pafuqishem ne pragun e deres duke menduar qe Edmondi do e kishte kuptuar qe ishte perdhunuar nga Merti dhe ka dashur te hakmerret. Ka dashur te qelloje mbi trupin e tij ama arma nuk eshte shkrehur duke e lene keshtu te pambrojtur para merise se mertit.

Nje tjeter fatkeqesi qe do rendonte mbi shpirtin e tij ne menyre sekrete.

"Me vjen tmerresisht shume keq per Edin Jusuf." Ishte dora e bardhe e Flores qe u mbeshtet ne supin e tij per ta sjelle ne vete, larg mendimeve qe po ia burgosnin shpirtin ne faj.

"Edhe mua me vjen shume keq."

Pa tallje ne syte blu te Mertit qe mundohej te ishte nje i dashur i mire dhe suportiv per Floren te cilen e mbante shtrenguar nen krahe. Nje inat i mbushi shpirtin teksa deshira per ti cjerre fytyren u be me e madhe sesa frika qe ndjente nen pranine e tij.

Te jete ndier edhe Edi keshtu ...ishte pyetja e vetme qe rrotullohej ne mendjen e tij teksa ecte pafund ne ate rrugice per te gjetur nje rrugezgjidhje si te perfundonte ate qe shoku i tij nisi per te.

Fate te nderthurura nga rrjeta e fatkeqesise qe mbulonte me trishtim blu cdo portret qe rendonte ne pafajsine e tij.

Funde jetesh te mbushura me inate te pashuara qe duhej te zgjidheshin si detyre morale nga  anormaliteti  i mendime te tij.

Rruge e gjate e panjohur qe premton faje qe shpirti i pafajshem i Jusufit smund te mbaje.





An: nuk asht e editume po un po e postoj se si dihet kur bej ma update

Hajt tunggg tash ✋

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro