0-5 (e verdhe)
Ate nate gjumi iu duk si nje rruge e larget ne te cilen ai skishte ndermend te nisej. Qendroi zgjuar duke pare sesi drita e yjeve shuhej nga nje drite me e madhe monotone qe shpejt do kishte nje fund. Ndersa Edmondi bente sikur flinte duke shtrenguar jastikun me duart e tij te ashpra , Jusufi qendronte mbeshtur ne xhamin e ftohte te asaj dritarje te madhe ne ate motel te shpifur. Veshtronte hapat e njerezve qe nxitonin per te kryer punet e tyre. Degjonte frymemarrjet e tyre te pikturuara ne mendjen e tij. Ndjente acarin mengjesor te asaj dite te depertonte permes atij xhami e ti ngulej ne pore duke i shkaktuar te dridhura.
"Duhet te ikim Ed!" Veshtrimin tanime e hedh mbi te.
" Edmond e di qe nuk po flen. Ngrihu na duhet te ikim!"
Syte e tij kishin nje hije malli permbi. Mall per te kaluaren ku gjithcka anormale e tij kishte nje kufi . Mall per kohen kur ndjenjat e tij smbanin deshiren per shkaterrim .
Ecen ne heshtje duke shkelur ne pellgjet e vogla te ngrira anash trotuarit te cilin e kishin kthyer ne zakon , duke bere qe akulli te thyhej e me pas te krijonte ate zhurmen e kercitjes me te cilen kerkonin te mbushnin heshtjen midis tyre.
"Arritem." Drejtoi shikimin nga ndertesa dy kateshe e lyer me te verdhe te djegur, nje e verdhe ne portokalli qe mbush horizontin kur dielli eshte ne perendim.
"A do qe te vij brenda Jusuf? Te flas me babane tend? Pa merak i kam thene qe naten e ke kaluar nga une." I rreshtoi pyetjet nje nga nje duke evituar kontaktin sy me sy.
"Jo Ed. Gjithcka ne rregull." Zeri i tij ishte i ulet, ndihej ne turp e ne faj per situaten ku ishte perplasur mizorisht. Nderkohe kerkonte ta shihte ne sy Edmondin si per te dashur ti thonte qe puna e tij kishte mbaruar e tanime mund te shkonte. E pa me shikimin keqardhes sepse nuk donte qe syte e shokut te tij me te mire te veshtronin pertoke per te fshehur dhimbjen qe i digjte po aq sa Jusufit vecse ne nje tjeter menyre.
"Mirupafshim Ed!"
Kerkon te largohet nga aty duke mos ditur se cte thonte duke shpresuar qe ajo ndodhi te mos ndryshonte kurre marredheniet midis tyre.
Hapat e tij i ndalon Edmondi i cili e rremben Jusufin ne nje perqafim vellazeror. E mban shtrenguar ne krahet e tij per ti treguar qe do e kalonte edhe kete fatkeqesi e ai do ishte aty per te. Lotoi aty ne shpatullen e Jusufit i cili e shtrengonte me krahet e trashe si te vetmen gje qe do donte te kujtonte prej asaj ndodhie. Te qenit aty per nje mik ne nevoje ishte dicka qe asnje ndodhi smund ta shuante, asnje e kaluar smund ta zbehte , asnje njeri smund ta shkaterronte.
"Faleminderit vella."
Jusufi gjithmone kishte qene nje njeri i dashur, dallohej nga perqafimet e ngrohta njerezore qe i jepte cdokujt. I pelqenin tregimet adoleshenteske madje i lexonte dy here sepse nuk donte qe te kishte dicka te cilen ai nuk e kuptonte. Ishte munduar shume ti mesonte vetes rreth gjerave te shemtuara qe e rrethojne kete bote ama nuk kishte munduar dot te ruante veten nga ndjenjat qe burojne ne menyre te mistershme.
Hapi deren per te hasur ne vendin e ndricuar me mobilie te verdha qe i ati i kishte vene posacerisht per ta qetesuar. E gjeti te atin duke dremitur mbi fletet e zverdhura te ndonje libri ne dhomen e tij. Nuk e zgjoi duke e puthur dhe perqafuar si here te tjera. Nxitoi te mbyllej ne dhomen e tij qe te mund te shtrihej mbi jorganin e verdhe ndezes qe naten arrinte te ndriconte erresiren. U shtri me veshtiresi duke mallkuar gjendjen e tij dhe te pasmet qe me veshtiresi arriti ti sistemonte ne dyshek. U mblodh kerrus ne te dhe hodhi siper vetes jorganin duke e shtrenguar fort ne duart e vogla te trasha.
Po ecte ne re duke ndjere lehtesim, cdo hap qe hidhte ishte nje clirim ndaj ndjenjes mbytese qe i kishte vene duart ne shpirt duke e cjerre me thonj. Vetem qendronte mbi re e ishin pikerisht rete ato qe leviznin. E derguan ne nje ndertese prej veze te rrahur e me pas ato re e ngriten lart me shpejtesi duke i marre frymen . E ngjiten lart , aq sa ndertesa e madhe u be si nje pike e verdhe mbi nje leter te gjelber e blu.
Kishte te qeshura te cilat e trazuan e ia prishen qetesine. Nje ze i degjuar , nje goje e pare e aq u desh qe rete te zhdukeshin e ai te binte nga lart. Renia ishte parajsa e ndjenjave qe e sollen ne realitetin e dhimbjes.
"Jusuf, bir. Je mire?" Ishin duart e te atit qe e tundnin per ta sjelle ne vete , duke ia shkermoqur ate renie prej endrrave te realitetit te asaj cka rende do i peshonte kudo.
"O po jam shume mir babi."
Ktheu koken duke refuzuar te shihte te atin qe i ferkoi koken per ti lene me pas nje puthje.
"Me duhet te shkoj ne pune tani. Edmondi me tha qe keni pire ca mbreme dhe nuk ndihesh mire . Mund ta besh pushim nga shkolla sot bir ama nuk dua qe kjo situate te perseritet. Ke ushqim ne frigorifer, mund ta ngrohesh ne furre nese do ose mund te porositesh pica a cfare te duash. Per cdo gje mund te me thuash."
"E di ba e di." I nderpreu fjalimin rutine te atit me zerin e tij te vyshkur. Mbuloi koken e tij me jorgan teksa vazhdonte te merrte fryme duke u munduar te kujtonte ate enderr qe e kishte bere te djersitej ne ate menyre.
***
"Mert do paguash si dreqi per ate cfare ke bere." Zeri kercenues i Edmondit perplasej ne veshin e Mertit duke i sjelle ndermend gabimet e nje nate te meparshme. Gabime qe u bene ne vullnet e marrezi te plote.
"Ik me ler rehat Edush. Shko zhyt koken ne ato librat e tu nese nuk do ta zhysesh diku tjeter."
Te qeshurat e miqve te Mertit shoqeruan hapat e Edmondit qe po largohej nga shkolla me nxitim duke shtrenguar duart grusht. Ai inat shpejt do perplasej diku per te sjelle nje tjeter inat mbi jeten e dikujt. Tjeter re e erret qe premtonte uragan shkaterrues mbi jetet e personazheve te asaj historie ku tema ishte anormaliteti.
Habitej me njerzit qe e rrethonin Mertin. Habitej me maskat e tyre qe perdoreshin per tu veshur me fuqi ama mbanin nen to fytyrat me te shemtuara te shoqerise. Mbanin nen te njerez normale qe bejne gjerat qe nuk duhet vetem pse normat kufizojne qejfet e tyre. Rebele te se keqes, shembull i shemtise kafsherore.
Ecen i hutuar duke mos ditur se ku po shkel. Humb disa here ekuilibrin nga uji i acarte qe ndodhej kudo neper rruget e atij qyteti te heshtur, merr fryme thelle duke mos i interesuar e cara ne krahun e tij. Kerkonte me cdo kusht te arrinte shpejt ne shtepine e tij, te mbyllej ne dhome e te mendonte. Te mendonte si tia lehtesonte ate dhimbje mikut te tij. Te mendonte si te hakmerrej e si ta kryente detyren e tij si nje shok i dobishem.
Shmang te emen qe ngrihet ne kembe e terrorizuar duke e pyetur plot shqetesim ne ka dicka qe nuk shkon. E genjen me nje buzeqeshje dhe vrapon per tek dhoma e tij duke hedhur padashur raftin e librave anash deres pertoke.
"Jam mire ma."
Sa mire mund te jete dikush qe hedh tutje arsyen duke qene i pashprese per nje zgjidhje te lehtesimit te fatit te shenuar?
O bre mkan hup wattpadistattttt 😑 ku jeni mer njerz kuuuu....mos mthoni po msojm se e dim qe jo xp pertaca mutih
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro