0-1 (ylber)
Shume kohe para vetevrasjes...
U zgjua nga tik taket e rrezeve diellore mbi qelqin e dritares se vetme ne ate dhome , qe i trokiten mbi ballin e madh, hunden e vogel e buzet mishtore me rradhe. Ngriti doren lart si per te penguar rrezet qe ti shponin syte. Veshtroi per nje cast ngjyren e kuqe qe i formohej ne gishterinjte e ngritur lart me hijen qe i mbuloi syte e medhenj. E veshtroi ate te kuqe me kujdes duke harkuar buzet lart teksa leshon nje te nenqeshur me ze e me pas ndalon. Syte e zinj i bien mbi lekuren e tij qe ishte e trashe e me pas nyjet e gishterinjve te humbura ne mish. Sa e urrente gishtin e tij te vogel me nje nyje. Mendonte se po ta kishte dhe nyjen tjeter gjithcka do dukej normale edhe pse normalja per te ishte kromozome larg...ai shpresonte.
Thurte endrra teksa vishte bluzen e tij te zeze qe i nxirrte ne pah rrumbullakosjen ne pjesen e barkut...enderronte per veten e tij ne nje bote tjeter ku normalja e tij sdo shihej me sy gjykues. E ai nuk gjykonte aspak anormalen ne syte tij.
Nxitoi te mbyllej ne banjo per te kryer nevojat e tij e me pas per te lare dhembet e shkurter e rregulluar floket e rralle.
Kishte nevoje te ishte normal ne syte e te tjereve jo se mendimi i kafsheve te te njejtit habitat i bente pershtypje por nuk donte qe vuajtjet e jetes se tij ti perplaseshin personit te vetem qe e shihte si nje qenie me vlere.
"Jusuf u bere gati?" Zeri i te atit ia prish murin e mendimeve qe kishte ndertuar teksa po shihej ne pasqyre dhe brenda sekondave guret e atij muri lihen ne harrese ne pamundesi per dementian e tij per ti rikthyer e rregulluar ne formen e mbare te meparshme.
Duart e tij varen ne qafen e te atit ne menyre kaq te pafajshme nderkohe qe e shtrengon ne perqafim engjellor.
"Faleminderit babi!" Te dy e dinin mire pse ai e falenderonte te atin cdo dite ne mengjes aq embelsisht e nuk kerkonin shpjegim as leje per ta bere. Ishte rutina e tyre e shpreses.
Nje rutine qe vazhdon me pershendetjen speciale te tij me shokun qe e njihte qe kur ishin 8 vjec gjate nje perleshje nga e cila moren nje krah te thyer e nje vetull te care . Ecen te heshtur drejt institucionit arsimor ne te cilin perjetonin aq shume ndjenja teksa zhvillonin neurone.
"Akoma nuk e di xhaxhi Mustafa cfare ndodh ne shkolle?" Zeri i ulet i Edmondit u shoqerua me nje shtremberim te turinjve teksa mbeshteti doren ne shpatullen e Jusufit per ta shtrenguar fort me pas.
"Jo Ed as qe behet fjale. Nese e merr vesh mora fund. Ti i di perpjekjet e tij per te me derguar ne shkolle...per tme dhene nje mundsi qe te kem nje jete normale. Neqoftese edhe nje fjale i shkon ne vesh pervecese do me mbylle ne shtepi larg te tjereve si mundesi te vetme per te me mbrojtur edhe do merzitet dhe ne se duam kete." Cdo fjale e tij shoqerohej me nje buzeqeshje te ngrohte e tek tuk nje rrudhje vetullash qe e benin fytyren e tij te dukej sikur mund te lexonte tere ndjenjat qe sdine se nga udhetojne kur dalin prej shpirti.
Ecen te heshtur me hapa te rende drejt fatit te tyre kaq te ndryshueshem ama aq te dobet per ta vene re, aq te dobet per te ndryshuar dicka ne te.
"Gjesi!" I buzeqeshi embel teksa i veshtronte floket e zinj qe binin hijshem mbi supet e zhveshura. Pa rrezet e diellit te depertonin ne cdo fije floku teksa ajo hidhej gezueshem drejt tyre me nje buzeqeshje madheshtore ne fytyre. Buzeqeshje engjelli i thonte te atit sa here fliste per te.
"Si jeni djema?" Zgjati doren para teksa hidhte hapa te vegjel ne sinkron me ta.
"Mire." U pergjigj Edmondi me nje buzeqeshje te vyshkur teksa po mundohej te rrembente shokun e tij nga krahu per ta larguar nga shoqeria e saj engjellore.
"Kush ti ben tere keto shenja Flor?" E ajo terhoqi krahun qe kishte shtrire drejt tyre paqesisht , me nje mije shkendija kujtimesh vrapoi larg tyre duke uleritur nje 'nuk eshte gje' . E keto asgjete na ishin gjithcka, na ishin misteri ku na fshihej historia , na ishte kutia ku na fshihej dhimbja , na ishte shpresa ku mbahej loti.
Se mjaftojne ca asgje per te shkundur realitetin e boteve tona e te na bejne te mendojme per gjithcka. Dhe mendojme per gjithcka pa mundur ti rradhisim mendimet nga nderprerjet e mendimeve te tjera dhe me mendje shkundim veten dhe leme gjithcka ne jo-harrese e vazhdojme te jetojme kotesine e jetes qe na eshte falur.
"Eha histori e gjate Jus. " i dhuron nje puthje te lehte ne faqe teksa e shtrengon ne perqafim per ti ndezur mijera ndjenja e per ti dhuruar nje buzeqeshje buzecarese.
"Ke ne plan ti thuash se cfare ndjen per te ndonjehere, apo do vazhdosh keshtu si humbes te shohesh sesi ai trapi e keqtrajton?" I nderpret hapat Edmondi pasi Flora ishte larguar per tu puthur e prekur nen shkallet e larta te shkolles.
"Jam nje humbes Ed. Une e kam pranuar. Beni mire ta pranoni dhe ti e babi." E shtyn fort me krahun e tij dhe ngathtesisht ngjet shkallet duke perplasur kembet si per te dashur te prishe qetesine e atyre qe po putheshin nen te.
Aty lart kam dhan nje info te vogel per anormalitetin e Jusufit. Kush e kuptoi???
Filloi mami tu fol me macet "o sme lat ni her rehat t shijoj jeten , nja dy mjau mjau. Hani ma shm se un lat nam" a ti bej video ta hudh ne net 😂😂
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro